T’u Mësosh Fëmijëve të Përqafojnë Trashëgiminë Kulturore

1Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Shqipëri) gumëzhinte nga zërat e fëmijëve. Atmosferës së gëzuar në vigjilje të fastave të fundvitit, iu shtua hareja e organizimit të një Atelieje të Trashëgimisë me fëmijët e Memorial International School Tirana (MIST).

23 vogëlushë, 4-6 vjeçarë, u argëtuan pamasë duke vizatuar, prerë me gërshërë si dhe duke ndërtuar modelin e letrës së Shtëpisë Babameto.

10Të shoqëruar nga edukatorët e tyre, Sheila dhe Tom, ata mësuan me shembuj konkretë se çfarë është trashëgimia kulturore dhe rëndësinë e ruajtjes së saj.

Ekipi i CHwB Shqipëri dhe edukatorët u shpjeguan fëmijëve se trashëgimia është kalimi i dijeve (të cilat i kemi në mendjet tona) dhe përjetimeve (që i ndiejmë në zemrat tona) nga gjyshërit te nipërit e mbesat. Për Filippon, gjyshja e tij 25 vjeçare (për Filippon 25 është numër shumëëë i madh) ka shumë për t’i mësuar atij. E ku ka shembull më të bukur të përcjelljes së trashëgimisë sesa ky!

Për Raelin, modeli i shtëpisë Babameto, ishte mjaft i bukur. Pas përfundimit të tij, ai e quajti atë, Shtëpia e Mandarinave. Ja përse (foto):

9

Vizatimet ishin aktiviteti i preferuar i vogëlusheve të MIST-it. Eda dhe Selda u argëtuan pa masë me vizatimet e xhubletave. Kurse Lejla dhe Natalie pasi prenë me gërshërë fustanellat, i ngjitën ato në një letër të bardhë dhe filluan t’i ngjyrosnin si të ishin stiliste të vërteta.

4 3Për CHwB Shqipëri, puna me fëmijët është e një rëndësie jetike. Janë të vegjëlit e së sotmes, të rriturit e së nesërmes që do t’i dalin zot trashëgimisë sonë kulturore.

Xhubleta së bashku me 3 libërthat e tjerë për fëmijë dhe me modelin e letrës së shtëpisë Babameto është pjesë e koleksionit E ka Kush e Ka.

Trashëgimia kulturore pa Kufij beson se mësimi me metoda argëtuese për të vegjëlit, i nxit ata për të exploruar gjëra të reja si dhe për të mësuar më shumë rreth njerëzve dhe shoqërisë. Vetëm në vitin 2015 CHwB Shqipëri ka organizuar 16 Atelie në 9 qytete të Shqipërisë dhe Kosovës. 286 fëmijë dhe 39 prindër apo  edukatorë/mësues janë bërë pjesë e tyre.

Lajmet e fundit