“Trego Historinë e Gjirokastrës” është një konkurs posteri midis nxënësve të shkollave të mesme, të cilët janë të interesuar në fuqinë e tregimit dhe arteve. Tridhjetë gjimnazist do të përzgjidhen nga katër shkollat e mesme: Asim Zeneli, Siri Shapllo, Pandeli Sotiri dhe Feim Ibrahimi për të qenë pjesëmarrës në aktivitete që do ti ndihmojnë ata të tregojnë historitë e tyre nëpërmjet fotografisë, piktures dhe shkrimit kreativ. Posteri fitues do të shpallet nga një panel gjykues në një ceremoni të mbylljes së projektit në muajin Dhjetor 2014.
Projekti filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat e mesme pjesëmarrëse në konkurs. Mësuesit morrën pjesë në leksione në lidhje me historinë e Gjirokastrës, Trashëgiminë Kulturore, Arkitekturën Tradicionale si dhe për Trashëgiminë Shpirtërore. Pas trajnimit këta mësues u inkurajuan të përfshijnë aë mësuauan në lëdët e tyre. Shpresohet që nxën do të përfitojnë nga udhëzimet shtesë si dhe nga pjesëmarrja në konkursin e posterit.
Rregjistrimi është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme.
Afati i aplikimit është deri në datën 17/10/2014.
Pjesëmarrësit në konkurs do të rregjistrohen në tre kurse të ndara për fotografi, pikture dhe shkrim kreativ (ese) si dhe gjatë kurseve do marrin pjesë në leksione mbi trashëgiminë kulturore dhe vizita në monumente. Kurset e pikturës, fotografisë dhe shkrimit kreativ do të kryhen në muajt Tetor –Nëntor dhe në muajin Dhjetor do të shpallet posteri fitues. Të gjitha kostot janë të mbuluara nëpërmjet Trashëgimisë Kulturore pa Kufij me fonde të US Peace Corps – Albania.