Trashëgimia Kulturore në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

International Roma Day 2015Fëmijët romë vizitojnë hamamin e Gjirokastrës; CHwB nxjerr në pah vlerat kulturore dhe trashëgimore të këtij monumenti. 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve (8 Prill), Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) organizoi ditën emërkurë një aktivitet me fëmijët romë të kopshtit Shpresa Demaj në Gjirokastër. Synimi i aktivitetit ishte njohja më nga afër e trashëgimisë kulturore të qytetit të tyre. Gjatë vizitës në hamamin e qytetit, përfaqësues të CHwB sollën për fëmijët historikun e hamamit të Gjirokastrës, vlerat e tij si monument kulturor dhe historik. Gjatë vizitës, fëmijët, me ndihmën e edukatorëve dhe stafit të CHwB, identifikuan shtatë krojet e hamamit, si edhe gjetën format gjeometrike të elementëve të ndryshëm të tij.

International Roma Day 2015Vizita në hamamin e qytetit nuk ishte i gjithë aktiviteti; pas kthimit të klasë fëmijët ngjyrosën vizatime të qytetit, vizatuan vetë kroin e hamamit dhe u munduan të gjenin llojet e vijëzimeve në hamamët e vizatuar në libërthin Hamami në Gjirokastër, një monument pranë ujit, pjesë e serisë së aktiviteteve për fëmijë ‘E Ka Kush E Ka.’

Romët në Shqipëri njihen si minoritet etnik-gjuhësor dhe kanë një komunitetit prej gati 120.000 romë. Komunitetet më të mëdha janë të përqëndruara në zona si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fier dhe Gjirokastra. 8 prilli është caktuar si Dita Ndërkombëtare e Romëve, për të sjellë në vëmendje sfidat me të cilat përballet ky komunitet.

Lajmet e fundit