Vjen së shpejti Trajnimi për Konservimin e Tekstileve në Gjirokastër

Textile Conservation 2014

Jeni një profesionist në fushën e muzeve apo një student diplomant me passion për ruajtjen e tekstileve historike? Doni të mësoni më shumë rreth konservimit dhe interpretimit të koleksioneve tuaja muzeore të tekstilit me vlerë të veçantë?

Nga data 8 deri 17 qershor 2015, Trashëgimia Pa Kufij (HWB ) në bashkëpunim me Trashëgiminë Kulturore pa Kufij (CHwB), do të ofrojnë një kurs për konservimin e tekstileve në Gjirokastër, Shqipëri, financuar nga Headley Trust.

Textile Conservation 2014Gjatë kursit 10-ditor ju do të punoni në Muzeun Etnografik të Gjirokastrës. Profesionistë të konservimit do t’ju mësojnë rreth konservimit të tekstileve përmes punës praktike mbi artefaktet, diskutime dhe leksione. Ky kurs do të fokusohet gjithashtu në teknika të ndryshme për përfshirjen e publikut. Ju do të mësoni dhe jepni kontributin tuaj në interpretimin e efektshëm dhe përfshirjen me komunitetin vendas dhe shkollat, si instrumenta të rëndësishëm për ta kthyer muzeun në një vend qëndror dhe të rëndësishëm për jetën qytetare.

Gjirokastra është në Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në Shqipërinë jugore; një zonë e populluar qysh në antikitet, tani një qytet me influenca otomane i ndërtuar përreth një kështjelle të shekullit të 13. 43,000 banorët e saj përfshijnë Shqiptarë, Grekë, Vlleh dhe Romë. Zona ka një histori të pasur të tekstileve, me një prodhim të madh të kostumeve dhe tekstileve tradicionalisht të punuara nga gratë. Gjithsesi, në dekadat e fundit shumë nga këto zanate kanë humbur dhe muzeu etnografik, dikur një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, po përballet me vështirësi të mëdha, së bashku me muze të tjerë.

Për kë është ky kurs?

Ky kurs është për profesionistë të muzeve dhe diplomantë në Shqipëri, Bosnjë – Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mal i Zi që duhet të përkujdesen për koleksionet e tekstileve historike. Kuratorët dhe konservuesit gjithashtu pranohen të aplikojnë.

Rezultatet mësimore kyçe

  • Ndërgjegjësimi për  konservimin paraprak dhe riparues në respekt të konservimit të tekstilit në muzetë modernë
  • Aftësia për të vlerësuar në mënyrë të sigurtë, nevojat e tekstilit dhe për të përpiluar një raport të gjendjes
  • Aftësitë për të mbajtur, paketuar dhe transportuar në mënyrë të sigurtë objektet
  • Aftësitë për të planifikuar ruajtjen e objekteve
  • Aftësimi për kushtet mjedisore të tekstileve dhe aftësimi për të menduar në mënyrë kritike metodat e kontrollit mjedisor.
  • Aftësimi për të menduar në mënyrë kritike përfshirjen  e publikut dhe interpretimin e koleksioneve të tekstilit

CIMG1574-webFormati i kursit

Kursi do të zhvillohet nëpërmjet ligjeratave, trajnimit praktik me koleksionet e muzeut , vizitave dhe diskutimeve në grup. Gjuha e kursit do të jetë Anglishtja.

HWB do të mbulojë të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes (materiale dhe ekskursione për shkollën e konservimit, fjetje, një vakt ditor) përveç udhëtimit drejt/nga Gjirokastra, Shqipëri.

Apliko tani! Afati i fundit është: 30 Prill 2015

Për të aplikuar, ju lutem të përdorn formën e aplikimi të bashkëngjitur:

Forma e aplikimit [anglisht]

Për më shumë informacion kontaktoni, Dominica D’Arcangelo në gro.s1686417790redro1686417790btuoh1686417790tiweg1686417790atire1686417790h@aci1686417790nimod1686417790 ose Nedi Petri në gro.b1686417790whc@i1686417790rtep.1686417790iden1686417790

Lajmet e fundit