Thirrje për vullnetar gjatë Kampit të Restaurimit

Kampit të 49 -të Restaurues Rajonal i nevojitet  vullnetar .

A jeni ish pjesëmarrës Kampi Restaurimi?

A jeni entuziastë me idenë për t’u përfshirë plotësisht në implementimim e një kampi?

Me kënaqësi ju informojmë se po kërkojmë vullnetarë për Kampin e 49-të Rajonal të Restaurimit!

Këtë vit, Kampi Rajonal i Restaurimit do të fokusohet në dokumentimin, restaurimin dhe interpretimin arkitektonik, në dy fshatra malorë ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Qëllimi thelbësor i këtyre aktiviteteve është të ndikojë dhe të ndihmojë banorët, organizatat dhe institucionet vendase –për të ruajtur asetet, zanatet dhe teknikat e tyre historike dhe për t`u dhënë atyre mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar dhe rigjallëruar ato, prandaj na ndihmoni të forcojmë këtë lidhje të komunitetit me trashëgiminë e tyre lokale.

Përfshirja juaj si vullnetar në mbarëvajten e kampit është shumë e vlefshme: ju jeni  ura lidhëse mes konservuesve, ekspertëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve. Ju e bëni përvojën e këtij kampi më të çmuar, duke ndarë mësimet  dhe përvojat tuaja të mëparshme.

Pse të jeni vullnetar për Kampin Rajonal të Restaurimit?

Përveç zhvillimit të njohurive teorike dhe praktike për dokumentimin, restaurimin dhe interpretimin arkitektonik, ju do të keni një rol kyç në trajtimin e aspekteve logjistike, ndërkulturore dhe sociale gjatë kampit. Kjo është një mundësi e vlefshme për të fituar aftësi të reja dhe për të ndërtuar njohuri dhe përvojë në fushën e trashëgimisë kulturore, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me konservues, pedagogë dhe pjesëmarrës të kampit.

Cilat do të jenë detyrat tuaja?

Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre gjatë Kampit. Atyre mund t’u kërkohet të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

Detyrat organizative (përgjegjësia mbi regjistrimin, logjistikën)

Përgjegjësia për vendet e punës (ndihmoni  konservuesit, dokumentimi, zbatimi i masave të sigurisë, duke u siguruar që të gjithë po punojnë për rezultatet përfundimtare)

Komunikimi/Komuniteti (duke qenë ura lidhëse midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, do t’iu duhet të përktheni, të ndihmoni në lehtësimin e komunikimit me komunitetin lokal dhe mediat)

 Kriteret për tu përzgjedhur

Jeni një ish pjesëmarrës i një Kampi Rajonal të Restaurimit të CHwB Shqipëri

Flisni rrjedhshëm anglisht. Të flasësh shqip është një vlerë e shtuar

Jeni person i ndershëm, pozitiv dhe efikas

 Shpenzimet

CHwB Albania do të mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, dietat, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot e lidhura me detyrat vullnetare.

Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin në vendin ku ndodhet kampi.

Aplikimi dhe Afati

Jeni të interesuar? Atëherë, mos e humbisni shansin tuaj për të marrë pjesë në këtë përvojë unike duke aplikuar këtu:

(Afati i fundit për aplikimet: 6 Qershor)

*E rëndësishme! Informacione të lidhura me Covid -19 – mbani shënim, pastaj merrni pjesë:

Kampi Rajonal i Restaurimit do të organizohet në përputhje me masat shëndetësore kombëtare të Covid-19.

Në rast shpërthimi të një epidemie dhe në varësi të masave shëndetësore kombëtare të Covid-19, organizatorët rezervojnë të drejtën të shtyjnë aktivitetin ose ta transformojnë atë në një platformë tërësisht dixhitale.

Pjesëmarrësit e përzgjedhur ndërkombëtarë duhet të organizojnë me kujdes udhëtimin për hyrjen dhe qëndrimin në Shqipëri dhe Mal të Zi duke kontrolluar vazhdimisht kufizimet kombëtare të udhëtimit.

Lajmet e fundit