Thirrje Për Ilustrues/E Grafike
CHwb Albania po kërkon ilustrues/e grafike në kuadër të zhvillimit të modelit më të ri të koleksionit për fëmijë “E Ka Kush E Ka”.
Serisë së modeleve të zhvilluara në Kuadër të koleksionit E KA KUSH E KA do ti shtohet “Mos u Nxeh Puka”, projekt për të cilin po kërkohen shërbimet e një ilustruesi/eje.
Modeli “Mos u Nxeh Puka” do të përbëhet nga një dosje dhe nga një tabak që përmban vetë lojën.
Detyrat e ilustruesit/es janë të:
- Krijojë rreth 30 situata të ilustruara të ndryshme që do të përfshihen në model, duke u nisur nga të dhënat paraprake (CHwB Albania do të mundësojë tekste bazë dhe material grafik për frymëzim)
- Përpunojë grafikisht tabakun duke optimizuar shperndarjen në plan të ilustrimeve dhe tekstit për më shumë koherencë dhe qartësi
- Konceptojë dhe përpunojë grafikisht kopertinën dhe faqen e pasme të dosjes
- Përfundojë faqosjen dhe elementët e tjerë të nevojshëm për plotësimin dhe më tej shtypshkrimin e modelit
- Dorëzojë pranë CHwB Albania, versionin përfundimtar të modelit, në format digjital (ne format pdf) si dhe të materialeve të punës përkatëse (në format illustrator dhe indesign).
Për tu njohur me projektin, procesin e punës dhe kushtet e aplikimit, shfletoni dokumentin e plote te thirrjes : Mos u nxeh PUKA_shqip