Në tetor, fondacionet “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHwB) në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë organizojnë një trajnim ndërkombëtar në lidhje me gatishmërinë në rast katastrofash, menaxhimit të rreziqeve të katastrofave, si dhe ndihmën e parë për trashëgiminë kulturore. Ky trajnim ndjek traditën e ICCROM-it dhe Fondit ‘Prince Claus’, të cilët besojnë që menyra më e mirë për të shpëtuar trashëgiminë kulturore nga konflikti dhe katastrofa është përgatitja e profesionistëve dhe vullnetarëve përpara se ato të ndodhin.
Platforma Balkan Cultural Aid Response for Emergencies (B+CARE) është themeluar në mars të vitit 2016, për të frymëzuar, trajnuar dhe koordinuar vullnetarë për punën e përgatitjes si dhe ndihmës në rastin e emergjencave kulturore. Trajnimi i parë, i zhvilluar në Gjirokastër, Shqipëri, u organizua nga CHwB Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin Urban (Beograd), nën patronazhin e ICCROM-it. Ky trajnim bëri bashkë 19 pjesëmarrës nga 7 vende të Ballkanit.
Tani, po zgjerojmë këtë rrjet edhe më tej në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe duke lidhur me rajone të tjera të botës—Evropa Lindore, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. (Shihni më poshtë listën e plotë të vendeve, shtetasit e të cilave mund të aplikojnë.)
Kur dhe ku do të zhvillohet?
CHwB Shqipëri, CHwB Bosnjë dhe Hercegovinë dhe CHwB Kosova po bashkohen për të organizuar një trajnim trejavor, nga 7 – 27 nëntor 2016, i cili do të zhvillohet në tre vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor:
- Goražde, Bosnjë dhe Hercegovinë
- Prishtinë, Kosovë
- Gjirokastër, Shqipëri
Qëllimi i trajnimit është që profesionistët e trashëgimisë kulturore të përfitojnë aftësitë praktike për mbrojtjen dhe shpëtimin e koleksioneve muzeale, objekteve/sajteve të trashëgimisë dhe trashëgimisë shpirtërore në rastin e katastrofave. Programi kombinon ligjëratat teorike nga ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë, me ushtrimet praktike në terren për të simuluar rastet e emergjencës.
Cilat tema do të mbulohen?
Duke kuptuar që kursi do të zhvillohet dhe vazhdojë si një tërësi gjatë tre javëve, çdo javë do të ketë një fokus pak më të ndryshëm për ushtrime praktike. Java e parë (Goražde, BiH) do të trajtojë koleksione muzeale, java e dytë (Prishtinë, Kosovë) do të mbulojë trashëgiminë e ndërtuar në kontekstin urban dhe java e tretë (Gjirokastër, Shqipëri) do të fokosohej në trashëgiminë shpirtërore dhe mbrojtjen e monumenteve individuale. Temat e mbuluara do të përfshijnë:
- Kuptimi i emergjencave komplekse
- Kuptimi i menaxhimit të rreziqeve të katastrofave
- Puna me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë gjatë emergjencës
- Menaxhimi i rreziqeve të katastrofave, duke përfshirë gatishmërinë dhe zbutjen e rreziqeve
- Ndihma e parë për koleksione muzeale
- Teknikat për shpëtimin e objekteve të trashëgimisë
- Kuptimi i ndërtesave dhe të dështimeve të tyre
- Kuptimi i kompleksiteteve hapësinore të punës me trashëgiminë urbane në rrezik
- Vlerësimi i shpejtë i trashëgimisë të paluajtshme në kontekstin urban
- Angazhimi me komunitetet për reduktimin e rreziqeve të katastrofave
- Përshtatja e një qasjeje ndaj trashëgimisë kulturore që trajton të drejtat e njeriut dhe ndërtimin e paqes
- Rëndësia e trashëgimisë shpirtërore për “shërim” pas katastrofës, si dhe metodat e dokumentacionit
- Mjetet dhe teknikat për krijimin dhe menaxhimin e bazave të të dhënave të sigurta
- Teknikat për parandalimin ose zbutjen e zjarrit në ndërtesat historike
- Kuptimi i mënyrave se si kultura mund të mbështesë përgjigjet humanitare në rastin e katastrofës
Kush mund të aplikojë?
Për shkak të fokusit të këtij programi, pjesëmarrësit duhet të jenë shtetas i një nga vendet e mëposhtme: Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Egjipti, Gjeorgjia, Irani, Iraku, Jordania, Kosova, Libani, Libia, Mali i Zi, Maqedonia, Maroku, Moldavia, Palestina, Serbia, Shqipëria, Siria, Tunizia, Turqia, Ukraina.
Cilat shpenzime mbulohen nga organizatorët?
Pjesëmarrja në trajnim financohet nga organizatorët. Gjithashtu, organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e mëposhtme: leksionet, fjetjen dhe mëngjesin, 10 euro/ditë për ushqim (shumë e përshtatshme për dreka dhe darka të thjeshta në tri vendet ku do të mbahet trajnimi), shpenzimet pajisjen me vizë, transporti vajtje-ardhje nga vendi i pjesëmarrësit deri në vendet ku do të mbahet trajnimi, udhëtimet në kuadër të trajnimit, si dhe materialet e nevojshme. Pjesëmarrësit janë përgjegjës për çfarëdo shpenzime të tjera të bëra.
APLIKONI TANI!
Për shkak të kohës së nevojshme për të kryer procedurat e vizave, afati i aplikimit është deri më:
3 Tetor
- Shkarkoni këtu formularin e thjeshtë të aplikimit në PDF: bcare_applicationform_nov2016
- Plotësojeni dhe firmoseni dixhitalisht
- Dërgojeni me email në adresën: gro.b1686418585whc@n1686418585otae.1686418585nahta1686418585noj1686418585
(Shënim: Për të plotësuar formularin e aplikimit, do të keni nevojë për Adobe Reader. Ky program kompjuteri është falas. Mund të shkarkoni versionin e fundit këtu: https://get.adobe.com/reader/ )
Ky projekt është i financuar nga Fondi Prince Claus dhe Suedia. Projekti po zbatohet në bashkëpunim midis fondacioneve CHwB Shqipëri, CHwB Bosnjë dhe Hercegovinë dhe CHwB Kosovë.