Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 4

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, Durrës e Vlorë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Durrës dhe Vlorë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim për modulin e katërt të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

 

Kursi do të zhvillohet përgjatë 5 muajve trajnimi intensiv në periudhën qershor-nëntor 2019. Trajnimi është i ndarë si më poshtë:

  • 4 javë orë teorike që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi.
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.

Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike: Berat, Durrës dhe Vlorë. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

 

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët

Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme ose arsimimin profesional.
  • Aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit duhet të kenë një vërtetim punësimi nga punëdhënësi ose një kontratë pune.

Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimisë kulturore janë një vlerë e shtuar.

 

Aplikimi dhe afatet:

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 15 maj 2019, ora 12:00. 

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu:VET_Formular_aplikimi_2019_CHwB

 

Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me një fotokopje të kartës të identitetit, diplomë të shkollës së mesme ose të arsimit profesional, si dhe një vërtetim punësimi ose fotokopje të kontratës së punës (për aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit) në një nga adresat e mëposhtme:

 

TIRANË

CHwB Albania

Rr. Ismail Qemali, P.34/1 Kt. III,

Zyra Nr.15

 

BERAT

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, BERAT

Adresa: Mangalem, Rr. “Petrit Lulo”, Berat

Nr i telefonit: 03 232393

 

SHKOLLA PROFESIONALE E MESME “STILIANO BANDILLI”, BERAT

Adresa: Rr. “Tafil Skëndo”, Berat

 

 DURRËS

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, DURRËS

Adresa: Lagjja nr. 1, Rruga “Kolonel Tomson”, Durrës

Tel: 05 2222806 / Kodi Postar 2001

email: la.vo1686423260g.aru1686423260tluk@1686423260serru1686423260dkkrd1686423260

 

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK DURRËS

Lagja Nr. 17, Rruga: “P. Sorro”, (ish URT) – Durrës,

Tel / Fax 052 229857, 052 221463,

 

VLORË

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, VLORË

Lagja “Hajro Cakërri”, Rruga “Sulejman Delvina”, Nr.56 Vlorë

Tel: 033230665 / Kodi Postar: 9402

E-mail: la.vo1686423260g.aru1686423260tluk@1686423260erolv1686423260kkrd1686423260

 

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK, VLORË

Adresa: Rruga: “Riza Salati”

(ish shkolla e naftës), Vlorë

Tel / Fax: 03 3 22 67 59 / Kodi Postar: 9402

 

Për çdo informacion apo paqartësi na shkruani në gro.b1686423260whc@a1686423260inabl1686423260a1686423260 ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:

CHwB Albania     0696557187

 

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti  (në një vlerë të përshtatshme për të tre vendet ku do të organizohen trajnimet).

 

Lajmet e fundit