Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Berat dhe Korçë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim për modulin e tretë të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.
Kursi do të zhvillohet përgjatë 6 muajve trajnimi intensiv në periudhën prill-tetor 2018. Trajnimi është i ndarë si më poshtë:
- 6 javë orë teorike që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi
- 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva
- 12 javë pune praktike në ndërtesa historike
Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike: Berat, Gjirokastër dhe Korçë. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.
Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:
Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet:
- Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
- Të kenë përfunduar shkollë të mesme ose arsimimin profesional
Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një
vlerë e shtuar.
- Aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit duhet të kenë një vërtetim punësimi nga punëdhënësi ose një kontratë pune.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 16 Prill 2018, ora 12:00.
Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu:
Teknikat_tradicionale_ne_ndertim_Formular_aplikimi_2018_CHwB
Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar me postë formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me një fotokopje të kartës të identitetit, diplomë të shkollës së mesme ose të arsimit profesional, si dhe një vërtetim punësimi ose fotokopje të kontratës së punës (për aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit) tek CHwB Albania në adresat e mëposhtme:
Rr. Ismail Qemali, P.34/1 Kt. III,
Zyra Nr.15
TIRANE
Rruga e Zejtarëve, Pazar
GJIROKASTRA
Për çdo informacion apo paqartësi na shkruani në: gro.b1686417929whc@a1686417929inabl1686417929a1686417929 ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:
CHwB Albania
0696557187
Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?
Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti (në një vlerë të përshtatshme për të tre vendet ku do të organizohen trajnimet).