15 nxënësë të shkollave të mesme në Gjirokastër këtë fundjavë ngjitën në skenën e teatrit “Zihni Sako” komedinë e zezë “Shtëpia e të Marrëve.” Komedia në fjalë sjell në qendër të vëmendjes përplasjen që ekziston mes brezave kur flitet për trajtimin e elementeve te trashëgimisë kulturore, në këtë rast, shtëpisë tipike gjirokastrite.
Pjesa artistike u organizuar nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Albania) me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër. Nxënësit, përveçse në aktrim, gjithashtu u përfshinë edhe në krijimin e kostumografisë dhe grafikës. Synimi i pjesës teatrale është rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit për trashëgiminë kulturore të Gjirokastres dhe përfshirja e të rinjve në mbrojtjen e asaj ç’ka është identiteti i qytetit të tyre. “Shtëpia e të Marrëve” përputhet me vizionin e CHwB Albania, që çdokush ka të drejtën të gëzojë, të ketë qasje dhe të marrë pjesë në trashëgiminë kulturore, dhe misionin tonë që të promovojmë trashëgiminë kulturore si një e drejtë në vetvete por dhe si një burim.