Bëhu Vullnetar i Ndihmës së Parë për Trashëgiminë

B-CARE-training-sliderShpallje për Trajnimin e Vullnetarëve: Ndihma e Parë për Kulturën në Ballkan

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin Urban në Beograd janë krenarë të shpallin trajnimin e parë vullnetar “Ndihma me Parë për Trashëgiminë Kulturore në Ballkan”. Kursi një javor do të zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës nga datat 13-19 Mars 2016.

Objektivat: Ky kurs do t’iu mundësojë pjesëmarrësve mjetet e nevojshme për t’u ballafaquar me emergjencat që përfshijnë trashëgiminë kulturore. Pjesëmarrësit do të mësojnë në lidhje me përgatitjen paraprake në raste emergjencash, vlerësimin e dëmit për sitet/objektet e trashëgimisë, protokollet bazike për trajtimin e koleksioneve, si dhe strategjitë për të menaxhuar sigurinë dhe qendrueshmërinë e trashëgimisë në rrezik. Deri në fundin e kursit, pjesëmarrësit do të kenë njohuritë e nevojshme për të dhënë ndihmën e parë në raste emergjente, kur përmbytjet, zjarri, tërmeti ose konflikti, kanë dëmtuar apo kërcënojnë të dëmtojnë trashëgiminë kulturore.

Pas kursit, pjesëmarrësit do të ftohen të bëhen pjesë e rrjetit të vullnetarëve të “Ndihmës së Parë për Kulturën në Ballkan” (B-Care).  Qëllimi i këtij korpusi është të shndërrohet në frontin e parë të mbrojtjes të trashëgimisë kulturore të kërcënuar nga krizat. Anëtarët do të jenë aktivë në emergjenca sa i përket trashëgimisë në Ballkan, do të shkëmbejnë përvojat e tyre në lidhje me përgatitjen dhe përgjigjen në rast emergjence, dhe do të lajmërojnë njëri-tjetritn në rast të ndonjë fatkeqësie. Institucionet kulturore do të kenë gjithashtu mundësinë të kontaktojnë vullnetarët më të afërt në mënyrë që të trajnohen në gatishmërinë në rast emergjence dhe për të patur ndihmën e tyre në raste të tillë.

IMG_0474_web

Përgjatë një jave në Gjirokastër, një qytet i mrekullueshëm mbrojtur nga UNESCO, pjesëmarrësit do të ndjekin një program rigozoz që kombinon teorinë –  përmes ligjëratave dhe prezantimeve – me praktinën që do të udhëhiqet nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit dijen dhe përvojën e tyre. Ndaj, nëse dëshironi të jeni vullnetarë për të shpëtuar trashëgiminë e vendit tuaj në rast emergjencash, mos e humbni mundësinë për të marrë pjesë në këtë eksperiencë të pashlyeshme!

Datat: 13-19 Mars 2016

Vendi: Gjirokastër

Afati i Aplikimit: 15 Janar 2016

Kriteret për të marrë pjesë:

Për shkak të specifikave të programit pjesëmarrësit duhet të përmbushin të gjitha kriteret e mëposhtme:

  • Të jenë qytetarë të njërit prej këtyre vendeve: Shqipëri, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni ose Mal i Zi
  • Të jetojnë në njërin nga vendet e mësipërme.
  • Të jenë pjesëmarrës të Kampeve Rajonale të Restaurimit ose të programeve të trajnimit të Qendrës për Zhvillimin Urban në Beograd.
  • Ju lutemi të mos aplikoni nëse nuk i përmbushni kriteret e mësipërme. Projekti aktual është i përqëndruar në Shqipëri dhe Serbi, ndaj aplikantëve nga këto dy vende do t’iu jepet përparësi. Sidoqoftë, ne inkurajojmë edhe të interesuarit nga vendet e tjera të aplikojnë.
  • Gjuha në të cilën zhvillohet kursi: Anglisht

Si të aplikoni?

  1. Shkarkoni formularin e aplikimit në PDF (më poshte – ENG)
    bcare_applicationform_2016
  2. Plotësojeni të gjithë aplikimin, përfshirë dokumentat mbështetëse të përmendura në formular.
  3. Dërgojeni aplikimin me email ose postë në adresat e mëposhtme:
    Email:
    gro.b1686421947whc@a1686421947inabl1686421947a1686421947
    Post:
    CHwB Albania
    Ismail Qemali
    P. 34/1, Kati III, Zyra 15
    Tiranë, ALBANIA
  4. Stafi i B-CARE do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse brenda një jave nuk merrni email konfirmimi, ju lutem na kontaktoni në gro.b1686421947whc@a1686421947inabl1686421947a1686421947

Financimi për pjesëmarrje:

Organizatorët do të mbulojnë këto shpenzime për pjesëmarrësit e trajnimit:
tarifën, akomodimin (përshin mëngjesin dhe darkën), transportin mes Tiranës dhe Gjirokastrës, shëtitjet përgjatë aktivitetit dhe materialet e nevojshme, përfshire mjetet, letra, pajisjet e sigurisë, etj.  Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për mbulimin e shpezimeve të tyre të drekës në Gjirokastër. Organizatorët gjithashtu kanë një shumë të caktuar financimi për të rimbursuar pjesëmarrësit për kostot e udhëtimit nga qytetit i tyre drejt Tiranës/Gjirokastrës.

Ky trajnim organizohet si pjesë e projektit “Ndihma e Parë për Kulturën në Ballkan – Balkan Cultural Aid Response for Emergencies (B-CARE) financuar nga Prince Claus Fund  nëpërmjet programit të tyre Cultural Emergency Response. Trajnimi dhe projekti B-Care janë frymëzuar nga dy kurse të ICCROM: Ndihma e Parë për Trashëgiminë Kulturore në Kohë Krizash dhe Menaxhimi i Rrezikut të Fatkeqësive të Trashëgimisë Kulturore.

 

Lajmet e fundit