Shpallja e Kampit Rajonal të Restaurimit për vitin 2021

Tematika e Kampit: Konservim i Objekteve Muzeale dhe Interpretim

Pas një ndërprerjeje njëvjeçare për shkak të kontekstit global të pasigurisë, tani është zyrtare … Kampi Rajonal i Restaurimit po kthehet më i fortë këtë vit me një vendodhje të re!

Të gjithë e kemi pritur, ja ku është! Kampi do të zhvillohet këtë vit si në Gjakovë në Kosovë ashtu edhe në Pukë në Shqipëri, dy vende të ndryshme për një përvojë dyfish më të pasuruar!

Është mundësia që pjesëmarrësit të kontribuojnë në ruajtjen dhe interpretimin e objekteve në Muzeun Etnografike të Pukës dhe Gjakovës. Falë ekspertizës së konservatorëve nga Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Suedia, pjesëmarrësit do të përftojnë njohuri rreth ruajtjes dhe interpretimit të objekteve muzeale si dhe do të fitojnë përvojë praktike duke aplikuar mësimin e tyre në koleksionet e të dy muzeve.

Pikëpamjet teorike dhe praktike të tilla si konservimi i objekteve muzeale, principet dhe metodat e dokumentimit, rijetëzimi i objekteve muzeale përmes interpretimit, si dhe shumë aspekte të tjera emocionuese presin të ndahen me ju!

Çfarë e bën Gjakovën dhe Pukën të veçantë?

Pjesëmarrja në këtë kamp gjithashtu nënkupton përfshirjen në emocionet që dy qytetet me trashëgimi të pasur dhe atmosferë të gjallërishme japin, si dhe njohja me banorët dhe kulturën vendase!

Qyteti i Gjakovës është një qytet i pasur me monumente dhe trashëgimi kulturore. Edhe në ditët tona, një vizitor mund të dalë nga një kafene moderne dhe të kalojë rrugën për të hyrë në një xhami të epokës osmane apo në Pazarin më të vjetër në gjithë Kosovën. Pjesëmarrësit e kampit i pret një ushqim fantastik dhe machiato-ja më e mirë në botë

Qyteti i Pukës ndodhet në një reliev me bukuri natyrore që inspiron paqen dhe frymëzimin. Ky qytet I magjishëm shqiptar është dëshmi e disa trashëgimive natyrore dhe kulturore,si dhe prezanton produkte rajonale shtëpiake, të cilat do të kënaqin shijen e shumë njerëzve.

Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2021, financohen nga Qeveria e Suedisë.

Rezervoni datat!

Kampi do të organizohet në dy pjesë: pjesa teorike do të mbahet online për shkak të kontekstit aktual, nga 13 në 17 shtator, dhe pjesa e dytë do të mbahet në vend nga 19 deri më 26 shtator.

VENDNDODHJA                                  DATAT

On line                                                 13-17 Shtator

Gjakovë                                               19-22 Shtator

Pukë                                                      22-26 Shtator

Aplikimi dhe Afati

Te interesuar? Atëherë, mos e humbisni shansin tuaj për të marrë pjesë në këtë përvojë unike duke aplikuar këtu

(Afati i fundit për aplikimet: 27 gusht)

*E rëndësishme! Informacione të lidhura me Covid -19 – mbani shënim, pastaj merrni pjesë:

  1. Kampi Rajonal i Restaurimit do të organizohet në përputhje me kufizimet shëndetsore lokale.
  2. Në rast shpërthimi të një epidemie dhe në varësi të kufizimeve shëndetsore lokale, organizatorët rezervojnë të drejtën të raportojnë aktivitetin ose ta transformojnë atë në një platform tërësisht dixhitale.
  3. Pjesëmarrësit ndërkombëtarë të përzgjedhur duhet të monitorojnë në vazhdimisi, që të mund të organizohen me kujdes në përputhje me kufizimet kombëtare të udhëtimit, hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri dhe Kosovë.

 

Lajmet e fundit