Shpallja e Kampeve Rajonale të Restaurimit për vitin 2018

14324279_1751109188472359_839070227865421435_o

4 tematikat klasike të kampeve do të rikthehen sërish për vitin 2018. Përveç tyre, këtë vit propozohen dhe një vendodhje e re për Kampet!

Në 2018-ën Kampet Rajonale të Restaurimit do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit, konservimit, zanateve historike nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me përvojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në vendndodhje të ndryshme ne rajon.

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.

Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.

Për sa i përket Shqipërisë, Kampet e këtij viti do te jene një vazhdimësi e programit të zgjeruar i cili mundësohet nga CHwB Shqipëri, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministria e Kulturës dhe Fakulteti i Historisësë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës.

Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2018, financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe nga Qeveria e Suedisë.

Mos humbisni rastin për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të mrekulleshme!

 

Survey exercise on site with R.Eppich_web

Datat e Kampeve për vitin 2018!

Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2018. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: HAPUR TANI! Ju mund të aplikoni që tani për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 17 qershor 2018.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Rogljevo, Serbia 1 – 15 Shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 17 qershor
Përmet, Shqipëri 8 – 23 Shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 17 qershor
Gjirokastra, Shqipëri 8 – 23 Shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 17 qershor

Aplikimet për Kampet e Majit dhe Qershorit: Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampet që do të zhvillohen në Maj dhe Qershor ishte 15 prill 2018. Kjo periudhë aplikimi ka përfunduar.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Prishtinë, Kosovë  20 – 31 maj Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 15 prill
Krujë, Shqipëri 20 – 31 maj Zejet tradicionale dhe sipërmarrja 15 prill
Shkodër, Shqipëri 2 – 14

qershor

Interpretimi dinamik i trashëgimisë 15 prill
Berat, Shqipëri 2 – 14 qershor Konservim i monumenteve dhe interpretim 15 prill

IMG_0279

Tarifa e pjesëmarrjes dhe bursat

Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit, sigurimin shëndetësor në rast emergjence si dhe eksursionet e planifikuara në program. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.*

Për të gjithë aplikantët e pranuar që janë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Shqipëria do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes.

*PERJASHTIM: Për KRR-VERNADOC në Serbi, pjesëmarrësit do të mbulojnë vetëm shpenzimet e udhëtimit. Akomodimi dhe ngrënia janë të mbuluara nga CHwB A.

Jeni një ish-pjesëmarrës i Kampeve? Mundeni sërish të merrni pjesë në Kampet me tematikat e tjera.

Duke marrë në konsideratë larmishmërinë e tematikave të kampeve të ofruara , dëshirojmë t’i japim mundësinë ish pjesëmarrësve për të marrë pjesë në një kamp me tematikë tëndryshme prej atij ku ka marrë pjese më parë, pa paguar tarifën e pjesëmarrjes. (Për shembull: nëse keni marrë pjesë në një kamp me temë konservimin e monumenteve, mund të aplikoni për kampin me temë interpretimin, konservimin e objekteve muzeale, ose atë të zejeve tradicionale). Do të ishte kënaqësi t’ju shihnim sërisht, por ata që aplikojnë për herë të parë do të kenë përparësi.

Të njëjtat kushte për pjesëmarrje me bazë kombësie përdoren dhe në këtë rast.(Pjesëmarrësve nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Shqipëria do t’i ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp.)

Nese aplikoni për një kamp me të njëjtën temë me atë ku keni marrë pjesë më parë, duhet të paguani tarifën e pjesëmarrjes.

IMG_8890_web

Për të aplikuar:

  1. Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë):
    camp_application_SEPT2018 (anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues.
  3. Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:
    Email:
    gro.b1686417448whc@C1686417448RR1686417448
    Adresa postare:
    CHwB Albania
    Rr. Ismail Qemali
    P. 34/1, Kati III, Zyra 15
    Tiranë, ALBANIA
  4. Stafi i CHwB Shqipëri do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi i aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1686417448whc@C1686417448RR1686417448

Aplikimet për vullnetarë 

Një mundësi shtesë për ish pjesëmarrësit e KRR: do të dëshironit të përjetoni sërisht Kampin, po këtë herë nga këndvështrimi i organizatorit? Vizito këtë Webfaqe për të aplikuar të qenë vullnetar/e në kamp: http://chwb.org/albania/news/apliko-per-te-qene-vullnetar-ne-kampet-e-pranveres-2018/?lang=sq

EYCH2018_Logos_Turquoise-EN-300

Lajmet e fundit