Së bashku në Jajce – Bosnjë dhe Hercegovinë, me kampin e 18-të Rajonal të Restaurimit

Kampi i 18-të Rajonal i Restaurimit të CHwB-së po zhvillohet nga 12 deri më 26 Korrik në qytetin e bukur të Jajce, pranë liqeneve Pliva, Bosnjë dhe Hercegovinë.Rreth dyzetë student dhe profesionistë të rinj po marrin pjesë në kamp.Këtë rradhë ata janë nga Greqia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Rumania.

pliva lakes

Pamje nga mullinjtë vjetër që ndodhen në Liqenet Pliva, Bosnjë dhe Hercegovinë

Temat kryesore që mbulon pjesa teorike e kampit bazohen në cështjet e mëdha të konservimit, interpretimit dhe rëndësisë së sigurimit të mjeteve për pronarët/kujdestarët për mirëmbajtjen e vazhdueshme të vendeve të trashëgimisë kulturore.

Si pjesë e programit pjesëmarrësit do të angazhohen në mënyrë aktive në punë praktike për restaurimin e mullinjëve të vjetër të vendosur pranë liqeneve Pliva(Plivska Jezera).Për më tepër, gjatë qëndrimit të tyre dyjavor pjesëmarrësit përveç njohjes me zonat historike të qytetit Jajce do të realizojnë vizita në disa vende të trashëgimisë që ndodhen në Travnik dhe Zenica.

DSC_0161

Gjatë vizitës në kalanë e vjetër, qyteti Jajce, Bosnjë dhe Hercegovinë

Për më shumë informacion për Kampet në vazhdimësi 2014:http://chwb.org/albania/news/camps

Lajmet e fundit