Përmbyllje e vitit të 11-të të Kampeve Rajonale të Restaurimit

RRC22018 shënoi vitin e 11-të të aktiviteteve në kuadër të Kampeve Rajonale të Restaurimit, një nga vitet me më shume punë e energji. Me mbështetjen e paçmuar të Ambasadës së Suedisë në Tiranë dhe AADF-së, dhe me bashkëpunimin e mjeshtrave e profesoreve vendas e ndërkombëtarë, skuadra jonë arriti të përmbyllë me sukses 6 Kampe në Shqipëri, Kosovë e Serbi. Duke numëruar më shumë se 22000 orë trainimi (rreth 80 orë/pjesëmarrës/kamp), Kampet nuk e kufizuan ndikimin e tyre vetëm te edukimi e rritja e ndërgjegjësimit, po mundësuan mbështetje konkrete për komunitetet vendase nëpërmjet një dyzine ndërhyrjesh në monumente në Gjiroakstër, Përmet e Berat, 15 ndërhyrjeve konservuese në objekte muzeore në Prishtinë, integrimit të artizanatit vendas tradicional në 4 koncepte biznesi në Krujë dhe strategjive të interpretimit për 5 pika të vizitueshme të rëndësishme në Shkodër. Në Rogljevo bashkuam forcat me Vernadoc për të aplikuar një metodologji dokumentimi që synon njëkohësisht në rritjen e njohjes e vlerësimit të arkitekturës vernakulare.

 

RRC1Fundi i vitit shënon dhe përmbylljen me sukses të bashkëpunimit me AADF, Universitetin e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës. Ky bashkëpunim i dha mundësi 178 sutedenteve shqiptarë që studiojnë për “Menaxhim të trashëgimisë kulturore dhe arkeologji” pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës të fitojnë njohuri e përvojë praktike. Duke i përfshirë Kampet në kurrikulën e këtij programi, në nivel Bachelor dhe Master, ky bashkëpunim synonte të rriste mundësitë e punësimit për kandidatët e kualifikuar që do të merrnin pjesë me sukses në 4 KRR gjatë programit Master të studimeve të tyre, në Ministrinë e Kulturës dhe institucionet në varësi.

 

Gjatë këtij viti punuam për të përcaktuar modelin e KRR bashkarisht me partnerët tanë, një mjet që mund të përdoret për të mbështetur në vazhdimësi dizenjimin dhe planifikimin e programit, përfshirjen e palëve të interesit, dokumentimin dhe komunikimin, monitorimin, vlerësimin dhe mësimin.

Katiu Bridge

Lajmet e fundit