Përdorimi i sterave tradicioanle të ujit për të luftuar zjarrin: Një projekt pilot në dy qytete

Arkitektura tradicionale e banesave në qendrat e trashëgimisë botërore UNESCO të Gjirokastrës e Beratit përmban një mjet të veçantë për të luftuar një rrezik që i kanoset këtyre dy qyteteve të rëndësishme. Ky projekt pilot provoi qëndrueshmërinë e të përdorurit të sterave tradicionale të ujit që gjenden në banesat tradicionale si një burim i kudondodhur uji për shërbimin e zjarrfikëseve dhe banorët vendas për të dhënë një përgjigje të shpejtë në rast zjarri.

Zonat historike të Gjirokastrës dhe Beratit janë të ekspozuara ndaj një sërë rreziqesh me shkaqe natyrore ose njerëzore. Nga keto rreziqe, ai i zjarrit është më i shpeshti e më i dëmshmi. Zjarre të fuqishme kanë shkatërruar shtëpi e lagje të tëra, disa herë përgjatë historisë së këtyre qyteteve.
Njëkohësisht, një numër faktorësh përkeqësojnë efektivitetin e shërbimit te zjarrfikëseve në Gjirokastër e Berat. Të dy qytetet vuajnë nga ndërprerje të furnizimit me ujë,veçanërisht gjatë muajve të ngrohtë e të thatë të verës. Sinjalizuesit e zjarrit janë pothuajse të papërdorur. Rrugët e kalldrëmta të qendrave historike janë shpeshherë tepër të ngushta për makinat e zjarrfikëseve, ndërkohë që afërsia mes banesave rrit mundësinë e shpërndarjes së zjarrit me shpejtësi nga një ndërtesë te tjetra.

Një zgjidhje e mundshme për këtë situatë janë sterat e ujit të gjendura në shumë prej shtëpive historike, të cilat janë përdorur nga banorët vendas shumë para vendosjes në përdorim të sistemit të ujësjellësit të qytetit. Këto stera mund të grumbullojnë një sasi të madhe uji shiu: nga 50-12m3 ujë, 15 hërë me shumë se kapaciteti i një depozite të zjarrfikëseve.

Cistern-firetruck illustration

Qëllimi i këtij projekti është rijetëzimi i sterave tradicionale të ujit si një mjet për të adresuar një rrezik të mundshëm që i kanoset trashëgimisë së ndërtuar të Gjirokastrës e Beratit. Për të arritur këtë qëllim, ishte e nevojshme të rijetëzoheshin traditat e trashëgimisë jomateriale, si rituali i mbledhjes së ujit të shiut dhe njohja e përdorimi i materialeve e teknikave tradiconale në ndërtim.

Objektivat e këtij projekti ishin:

    • Përpilimi i një strategjie për përgatitjen dhe përgjigjen në raste zjarri;
    • Trajnimi i instucioneve dhe banorëve vendas për të qënë të përgatitur në rast emergjence;
    • Rritje e ndërgjegjësimit në komunitet në lidhje me sjelljen në rast zjarri;
    • Përfshirja aktive e grupeve të ndryshme sociale në mbrojtjen e trashëgimisë dhe në përgjigjen në rast emergjence;
    • Konservimi dhe restaurimi i sterave tradicionale të ujit brenda monumenteve dhe rijetëzimi i traditës së grumbullimit të ujrave të shiut.

Në Gjirokastër stafi i CHwB Albania identifikoi disa monumente të mundshme për këto ndërhyrje, duke marrë në konsideratë disa aspekte:

    • Mbulimi i të gjitha lagjeve brenda qendrës historike;
    • Rëndësia dhe vlerat e monumenteve;
    • Prania e sterave funskionale të ujit në monument;
    • Numri i monumenteve përreth që do të mund të mbuloheshin nga sistemi i fikjes së zjarrit në rast zjarri;
    • Aksesimi i monumentit me makinë;
    • Furnizimi me ujë në lagje.

Duke u bazuar në këto site të mundshme ndërhyrjeje u zhvilluan propozime për ndërhyrje të tre shkalleve të ndryshme: duke nisur me ndërhyrje që mbulonin një monument të vetëm e duke përfunduar me ndërhyrje që mbulojnë një lagje të tërë. Përgjatë këtij procesi skuadra e CHwB Albania u takua me pronarët e monumenteve të përzgjedhura, me shërbimin e zjarrfikëseve të qytetit, me drejtorinë përgjegjëse për mirëmbajtjen e monumenteve dhe me një inxhinier mekanik, në mënyrë që të vendosej mbi zgjidhjen më të mirë të instalimit të sistemit.

Bazuar në fondet në dispozicion për këtë projekt, u vendos të implementoheshin dy projekte pilote, një në Berat e një në Gjirokastër. Ky vendim u mor me synimin për të rritur ndikimin e projektit, duke e shtrirë këtë qasje të re në një tjetër sit të rëndësishëm, i cili përballet me shumë prej problematikave me të cilat përballet dhe Gjirokastra, sa i takon rreziqeve të trashëgimisë kulturore.

Installed system3Instalimi përfshin një pompë brenda sterës, e cila është e lidhur me një hidrant që ndodhet buzë rrugës, pranë shtepisë. Hidranti mund të përdoret nga pronari i monumentit në fjalë, ose nga banorët e zonës apo edhe zjarrfikësit. Në rast rreziku, banorët mund të reagojnë menjëherë duke e izoluar zjarrin që në minutat e para, ndërkohë që zjarrfikesit mund të lidhen me sterën për ta fikur zjarrin plotësisht. Sistemi është tërësisht automatik dhe i pavarur nga energjia elektrike.

Sistemi është instaluar e është funksional në Gjirokastër, ndërkohë që vazhdon implementimi në Berat.

Trajnimi i komunitetit për mënyrat se si duhet vepruar në raste zjarri e se si mund të përdoret sistemi i instaluar në monumente do të organizohet nga shërbimet e zjarrfikëseve në të dy qytetet.
Ky projekt është financuar nga Prince Claus Fund dhe Qeveria suedeze.

Shënim: njëvariant i zgjeruar i këtij artikulli, shkrukar nga Zv. Drejtori Ekzekutiv i CHwB Albania, Elena Mamani, është përfshirë nëpublikimin e përvitshëm të trajnimit Disaster Mitigation for Urban Cultural Heritage (DMUCH) nëUniversitetin Ritsumeikan, Tokio, Japoni.

Lajmet e fundit