Me synim përmirësimin e përvojës së vizitorëve në kalanë e Gjirokastrës, CHwB Albania u angazhua në ngritjen e një plani të plote interpretues të kalasë. Pika më e vizituar e qytetit tashmë ofrom informacion të detajuar mbi historinë e saj, trashëgiminë kulturore e natyrore të saj, si ftesë për të zbuluar më shumë në rajonin përreth.
Projekti u përqendrua në interpretimin kulturor e natyror të kalasë së Gjirokastrës, factor kyç për zhvillimin ekonomik të qytetit e të qendrës historike.
Këto instalacione u përgatitën në bashkëpunim të ngushtë me historianë, biologë (në rastin e trashëgimisë natyrore), ekspertë të interpretimit, arkitektë, dizenjatorë grafik, arkeologë, përkthyes, palë vendase interesi, autoritete në fushën e trashëgimisë dhe audiencën e ardhshme, me komente nga palet kryesore vendase e komebtare te interest: DRKK-Gjirokastër, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi”, Bashkia Gjirokastër dhe Instituti i Monumenteve të Kutlurës.
Kombinuar me qasjen interpretuese që thekson tematikat si objektiva kryesore të të nxënit, e jo të mësuarit përmëndësh, produkti është një prezantim, në shumë nivele, i rëndësisë kulturore e natyrore të kalasë.
Një total prej 19 panele interpretuese, 9 penel orientuese, 16 sigurie, si dhe 1 baner, 1 panel ndërveprues e dy parmakë për dy shkalla e ndriçim për 3 pika në kala, janë vendosur këtë vit në kala.
Me shume se 100.000 vizitorët e kalasë gjatë vitit 2018 patën mundësi të ndërvepronin me panelet e reja e të vizitonin pika të reja në kala falë parmakëve e ndriçimit të vendosur.