Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit:  Ndërhyrje emergjente përforcuese në Kullën e Sahatit, Krujë (Monument i kategorisë së parë) dhe Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kalanë e Prezës, Tiranë (Monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në dy monumentet e kategorisë së parë për dy projektet: “Ndërhyrje emergjente përforcuese në Kullën e Sahatit, Krujë” dhe “Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kalanë e Prezës, Tiranë”. Këto projekte financohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A, Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, dhe Prince Claus Fund, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentet e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1686418916whc@a1686418916inabl1686418916a1686418916

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 21/01/2021 deri në datën 29/01/2021, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.b1686418916whc@a1686418916inabl1686418916a1686418916 dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, ditën e premte, 5 Shkurt 2021.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Kulla e Sahatit Krujë, Kalaja e Prezës -njoftimi i plote i tenderit.docx

 Kontakt:

E-mail: gro.b1686418916whc@a1686418916inabl1686418916a1686418916

Telefon: 069 4037087

Lajmet e fundit