Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit: “ Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kullën ¨C¨, të Kalasë së Durrësit, Durrës” (Monument i kategorisë së parë) – I dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në një monument të kategorisë së parë për projektin: “Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kullën ¨C¨, të Kalasë së Durrësit”. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A dhe Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1624171135whc@a1624171135inabl1624171135a1624171135

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 29/01/2021 deri në datën 05/02/2021, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email në: gro.b1624171135whc@a1624171135inabl1624171135a1624171135  dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hëna deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, ditën e premte, 12 Shkurt 2021.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Kulla C_Durres-njoftimi i plote i tenderit

Kontakt:

E-mail: gro.b1624171135whc@a1624171135inabl1624171135a1624171135

Telefon: 069 4037087

Lajmet e fundit