Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit:  Ndërhyrje Konservuese dhe Riaftësimi Strukturor në Teqenë e Dollmës (monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (në vijim CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në monumentin e kategorisë së parë, Teqja e Dollmës në Kalanë e Krujës. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadoreve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A dhe Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund ti merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1624173479whc@a1624173479inabl1624173479a1624173479

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 26/11/2020 deri në datën 03/12/2020, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.1624173479bwhc@1624173479ainab1624173479la1624173479dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, diten e premte, 11 Dhjetor 2020.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Teqja e Dollmës -njoftimi i plote i tenderit

 Kontakt:

E-mail: gro.b1624173479whc@a1624173479inabl1624173479a1624173479

Telefon: 069 4037087

Lajmet e fundit