Njihuni me praktikantët tanë

Nga se është i përbërë suksesi ynë? Po, të menduarit e përparuar dhe puna e madhe janë të gjitha pjesë e formulës, por ja si qëndron e vërteta: Ne argëtohemi dhe marrim kënaqësi nga puna jonë. Praktikantët tanë janë mendje të ndritura, që vijnë me ëndrra të mëdha, dhe atyre u jepen mjetet për t’i bërë ato realitet.

Të ardhur nga universitete dhe organizata në të gjithë vendin – apo edhe jashtë tij – ata po na ndihmojnë në shumëçka duke nisur që nga përfshirja e komuniteteve vendore në projektet e restaurimitstudimin e monumenteve,  duke na treguar sakaq se janë intertesantë, të ndryshëm dhe të talentuar.

Ne pyetëm praktikantet tona, Afroditin dhe Marselën, të cilat punojnë në zyra të ndryshme pranë Trashëgimisë Kulturore pa Kufij – Shqipëri, për të na rrëfyer përvojat dhe pritshmëritë e tyre. Kjo është çka ato kishin për të thënë.

Afroditi Nerologou

Afroditi NereoglouUnë vij nga një rajon i quajtur Elisi i lashtë, në Greqinë Perëndimore, me një trashëgimi kulturore të lashtë të pasur pranë (dhe të lidhur) Olimpit të lashtë. Që në vitet e mia të para si studente pranë Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin e Patras kam qenë veçanërisht e interesuar në Historinë e Arkitekturës.

Duke vizituar dhe studiuar veprat e arkitekturës, zbuluar ose kompozuar profilin e tyre ndërtimor, si dhe kuadrin social dhe historik në të cilën janë krijuar, nisa të zhvilloj ndjeshmërinë e madhe për çështjet e ruajtjes dhe emërtimin e trashëgimisë kulturore. Aktualisht unë jam studente e programit Master në Ruajtjen e Monumenteve dhe Vendeve në “Qendrën Ndërkombëtare Raymond Lemaire për Konservimin” pranë Universitetit të Leuven-it, Belgjikë.

Në vitin 2013 në Pelion (Greqi), u njoha me CHwB Shqipëri dhe Kampet Rajonale të Restaurimit. Paskëtaj pata mundësinë të kontaktoj me drejtoren e zyrës Lejla Hadžić teksa merrja pjesë në një Konferencë Ndërkombëtare në Leuven. Para dhe pas konferencës, kam vizituar rregullisht faqen e internetit të CHwB Shqipëri dhe më në fund kontaktova me stafin për t’u përfshirë në aktivitetet e tyre si një praktikante përgjatë programit tim të Masterit.

Duke u njohur me aktivitetet e CHwB Shqipëri, veçova rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve vendore në restaurimin e pronave të tyre kulturore, veçanërisht në rajonin e Ballkanit që përfaqëson ngjashmëri kulturore domethënëse.

Për këtë arsye do të jem e përfshirë në hartimin e punës për aktivitetet e tanishme të zyrës së Gjirokastrës dhe më vonë do të marr pjesë në studimin e monumenteve të kulturës në rrethinat e qytetit, siç janë dy kishat Bizantine të një rëndësie të madhe historike dhe arkitektonike: Kisha e Shën Mërisë e Labovës së Kryqit dhe Kisha e Shën Mërisë e Peshkopisë së Sipërme.

Jam e mendimit se Gjirokastra dhe rrethinat e saj kanë një numër të madh monumentesh të epokave dhe stileve të ndryshme. Së bashku me arkitekturën Osmane mund të shquash disa përkujtesa të periudhës Bizantine, ekzaktësisht kisha që datojnë nga Krishtërimi i hershëm. Të gjitha këto mbetje të ndryshme arkitektonike plotësojnë gjëagjëzën e një mbivendosjeje të mëparshme kulturore dhe arkitektonike në rajonin e qytetit të gurtë.

Kjo trashëgimi është një pjesë e pandarë e rajonit dhe përbën një dëshmi të pasurisë kulturore të Gjirokastrës. Prania, mirëmbajtja, dhe projektimi i shtresëzimeve të ndryshme të historisë janë një tregues i kulturës dhe po ashtu mund të jetë pika nisëse të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe të respektueshëm turistik.

Marcela Jaramillo Contreras

MarcelaUnë jam nga Bogotá, Kolumbi. Kam më shumë se 10 vjet përvojë në menaxhimin e projekteve të lidhura me trashëgiminë kulturore, duke përfshirë ngritjen e kapaciteteve për ruajtjen dhe mbrojtjjen e trashëgimisë kulturore, angazhimin e komuniteteve me trashëgiminë kulturore, si dhe menazhimin e vendeve të trashëgimisë botërore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kam punuar me Fondacionin e Trashëgimisë Kulturore (Kore e Jugut), INTERSOS (Kenia), Institutin e Trashëgimisë (Ekuador) dhe ICCROM (Holandë dhe Itali). Gjithashtu kam përvojë në mbledhjen e menaxhimin e mbledhjes së fondeve të projekteve kulturore.

Zotëroj një diplomë universitare në Bashkëpunim dhe Zhvillim, Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe diplomë pasuniversitare në Shkenca Politike dhe Trashëgimi Botërore dhe Projektet Kulturore (të drejtuar nga UNESCO).

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri është e mirënjohur në qarqet akademike dhe mes organizateve të shoqërisë civile si një fondacion profesional në fushën e trashëgimisë kulturore. Për shkak të eksperiencës në vendin tim me më shumë se 50 vite të luftës së brendshme jam specializuar në trashëgimi kultrore dhe konfliktet e armatosura. Kur kërkova informacion gjatë kontakteve me ekspertë ndërkombëtarë rreth organizatave që punojnë në këtë lëmë të veçantë, ata më përmendën CHwB-në. Ndaj, kam ardhur këtu për të mësuar rreth projekteve tuaja dhe për t’i përcjellë këto informacione në vendin tim, dhe në këmbim shpresoj të ndihmoj në çfarëdo detyre që CHwB Shqipëri më ngarkon.

Gjatë tri muajve të mi të qëndrimit do të ndihmoj kryesisht në projektin Balkan Cultural Aid Response for Emergencies (B-CARE), megjithëse jam e etur për të marrë pjesë në angazhimin e komuniteteve në trashëgimi kulturore dhe projektin “Dialogjet për Spaçin”.

Po e shijoj qëndrimin tim në Tiranë. Njerëzit më duken si kolumbianët. Me pëlqen djathi, buka, dhalla dhe sallatat. Vendi juaj ka male shumë të bukura dhe një mot të shkëlqyer. I gjithë stafi ka qenë absolutisht i mrekullueshëm. Janë përpjekur të më përfshijnë në ekip, dhe nëse më lind një pyetje, janë përherë të gatshëm për t’u përgjigjur.

Lajmet e fundit