Një kamp dedikuar trajnimit për konservimin e tekstileve

4

Është mbyllur me sukses trajnimi i konservimit të tekstileve, i organizuar në Gjirokastër nga CHwB Albania dhe Heritage Without Borders (HWB). Kursi, i cili ishte i hapur për profesionistë të muzeve dhe studentë nga Shqipëria, Bonja-Herzegovina, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi me një passion për ruajtjen e koleksioneve të tekstileve historike, u mbështet financiarisht nga Headly Trust dhe u zhvillua më datat 8-17 qershor.

4 (1)Përgjatë këtij trajnimi dhjetë-ditor, pjesëmarrësit punuan në Muzeun Etnografik në Gjirokastër, ndërsa profesionistë të konservimit i udhëzuan mbi konservimin e tekstileve përmes punës praktike mbi artefaktet, diskutime dhe leksione. Ekipi përgjegjës për trajnimin Konservimi i Tekstileve Gjirokastër 2015 përfshinte tri konservuese tekstilesh nga HWB, Mela Penrhys, Azra Becevic-Sarenkapa dhe Charley Gamper, Lyndsey Mackay, gjithashtu nga HWB, e cila ishte përgjegjëse për pjesën e interpretimit, dhe Nedi Petri, nga CHwB Albania.

Pjesëmarrësit në trajnim u ndanë në tre grupe pune: një grup punoi te dhoma e ngrënies, një te ekspozita dhe i treti punoi me magazinën.

5eGrupi që punoi me magazinën, ku ruhet fondi i Muzeut Etnografik, u fokusua te pastrimi dhe rregullimi i hapësirës: u instaluan rafte të lehta metalike, tekstilet u paketuan me kujdes dhe u vendosën në raftet e reja.

Dhoma e ngrënies kishte nevojë për ndërhyrje jo vetëm në pastrim, por edhe për parandalimin e dëmeve të shkaktuara nga lagështia dhe uji që hyn nga çatia problematike. Të gjitha shtrojat u pastruan, nën to u vendos TYPEK, që nuk lejoj depërtimin e lagështisë dhe njëkohësisht lejon ajrimin e vendit. Sergjenët, të njohur gjithashtu edhe si raftet e enëve, u sistemuan dhe në to u vendosën enët përkatëse, të cilat më parë u pastruan me kujdes.

1aPjesëmarrësit që punuan me ekspozitën, ishin përgjegjës për konservimin dhe sistemimin e objekteve të ekspozuara në muze, përgatitjen e bazamentit ekspozues, i cili parandalon kontaktin e objektit me murin, dhe riekspozimin e duhur të tyre.

Falë seancave të interpretimit, u arrit krijimi i një brochure paraprake për vizitorët e huaj të Muzeut Etnografik; konceptimi i një harte në stilin e “Në kërkim të Thesarit” për fëmijët që vizitojnë muzeun, dhe u mblodhën ide se si këto vizita mund të bëhen më tërheqëse për fëmijët.

ljhljlkjlkNjë ditë para mbylljes së trajnimit, fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Gjirokastër vizituan Muzeun Etnografik dhe patën mundësinë të shihnin nga afër një seancë praktike konservimi.

Përse Gjirokastra?

Gjirokastra, një qytet në jug të Shqipërisë, është në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s që prej 2005s. Një zonë e populluar qysh në antikitet, qyteti është i ndërtuar përreth një kështjelle të shekullit të 13. 43,000 banorët e saj përfshijnë shqiptarë, grekë, vlleh dhe romë. Zona ka një histori të pasur të tekstileve, me një prodhim të madh të kostumeve dhe tekstileve tradicionalisht të punuara nga gratë. Megjithatë, në dekadat e fundit shumë nga këto zanate kanë humbur dhe muzeu etnografik, dikur një nga më të rëndësishmit në Shqipëri, po përballet me vështirësi të mëdha, së bashku me muze të tjerë

Lajmet e fundit