
Pamje nga kursi ‘First Aid for Cultural Heritage in Times of Crisis’, i organizuar nga ICCROM, UNESCO Hollandë dhe Prince Claus Fund në Amsterdam, prill 2015.
Shpallet Trajnimi i Vullnetarëve: Ndihma e Parë për Trashëgiminë Kulturore të Ballkanit
Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB – Albania) dhe Qëndra e Zhvillimit Urban (UDC) janë krenare të shpallin trajnimin e vullnetarëve “Ndihma e Parë për Trashëgiminë Kulturore të Ballkanit”. Kursi një javor do të mbahet në Gjirokastër, Shqipëri më 13-19 mars 2016.
Objektivat: Ky kurs do t’iu japë pjesëmarrësve mjetet e nevojshme për t’u përballur me emergjencat që përfshijnë trashëgiminë kulturore. Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth gatishmërisë për emergjenca, vlerësim dëmtimesh për vëndet e trashëgimisë, protokollet bazë për lëvizjen e koleksioneve, si dhe strategjitë për të menaxhuar sigurimin dhe stabilizimin e trashëgimisë në rrezik. Në fund të kursit, pjesëmarrësit do të kenë njohuritë e nevojshme për të ndihmuar në aksione të ndihmës së parë në rastet kur një situatë emergjente, si përmbytje, zjarr, tërmet ose konflikt, ka dëmtuar ose kërcënon të dëmtojë trashëgiminë kulturore.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të ftohen të jenë pjesë e rrjetit të vullnetarëve të Ndihmës së Parë për Trashëgiminë Kulturore të Ballkanit. Qëllimi i këtij rrjeti është të jetë linja e parë e frontit për trashëgiminë kulturore të kërcënuar nga krizat. Anëtarët do të jenë aktivë për rastet emergjente në lidhje me trashëgiminë kulturore në Ballkan, do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre në lidhje me gatishmërinë dhe thirrjen e të tjerëve në raste shkatërrimi. Institucionet kulturore kanë mundësinë të njoftojnë vullnetarët më të afërt për t’u trajnuar në lidhje me gatishmërinë për emergjenca dhe të kërkojnë më pas mbështetjen e tyre në raste emergjente.
Gjatë një jave në Gjirokastër, vend i mrekullueshëm i Trashëgimisë Botërore në Shqipëri, pjesëmarrësit do të ndjekin një program të plotë dhe shumë rigoroz, që kombinon teorinë – përmes leksioneve dhe prezantimeve – me praktikën që do të udhëhiqet nga ekspertë botërorë dhe vendas të cilët do të ndajnë njohuritë dhe eksperiencën e tyre me pjesëmarrësit. Kështu që nëse keni dëshirën për të qënë vullnetar i trashëgimisë e rajonit tënd në rrezik, mos e humbisni këtë rast për një eksperiencë të pabesueshme!
Datat: 13-19 mars 2016
Vendi: Gjirokastër, Shqipëri
Rreth Gjirokastrës: Nga kështjella e plotfuqishme te shtëpitë e larta prej guri e deri te pazari gjarpërues, Gjirokastra është thjesht magjike. “Qyteti i gurtë” ka mikpritur Kampet Rajonale të Restaurimit të CHwB-së që prej vitit 2007, ka frymëzuar qindra pjesëmarrës me monumentet e tij viganë, malet e larta dhe luginën e pamasë. Qyteti është shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 2005, si një shembull i rrallë i një arkitekture të ruajtur mirë të periudhës Otomane. Megjithatë, vetëm së fundmi Gjirokastra ka filluar t’i përgjigjet degradimit të ngadaltë, dhe qyteti historik po shfaq shenja të përtëritjes të jetës.
Afati i aplikimeve: 15 janar 2016
Kushtet e Përzgjedhjes:
Për fokusin që ka ky program, pjesëmarrësit duhet të plotësojnë TË GJITHA kushtet e mëposhtme:
- Të jenë qytetarë të Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë ose Malit të Zi
- Të jenë banorë të këtyre vendeve
- Të jenë ish-pjesëmarrës ose të Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB-së ose të një prej trajnimeve të mbajtur nga Urban Development Center – Belgrade.
Ju lutem mos aplikoni nëse nuk i përmbushni këto kushte. Ky projekt fokusohet në Shqipëri dhe Serbi, kështuqë pjesëmarrësit e këtyre vendeve do të kenë përparësi. Gjithsesi, çdokush i interesuar nga vendet e tjera të përmendura inkurajohet të aplikojë.
Gjuha e punës për kursin: Anglisht
Si të aplikoni?
- Shkarko formatin PDF të aplikimit (më poshtë).
bcare_applicationform_2016 [anglisht]
- Plotëso aplikimin komplet, duke përfshirë gjithë dokumentat mbështetës të përmendur në formën e aplikimit.
- Dërgo gjithë aplikimin me email ose postë në:
Email:
gro.b1686421317whc@a1686421317inabl1686421317a1686421317
Postë:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, ALBANIA
- Stafi i B-CARE do të konfirmojë marrjen e aplikimit tuaj. Nëse nuk merrni konfirmim me email brenda një jave, julutem na kontaktoni në gro.b1686421317whc@a1686421317inabl1686421317a1686421317
Financimi për pjesëmarrje:
Organizatorët do të mbulojnë shpenzimet e mëposhtme për pjesëmarrësit e këtij trajnimi: mësimdhënien, qëndrimin ku përfshihet mëngjesi dhe darka, transportin nga Tirana në Gjirokastër, ekskursionet gjatë aktivitetit dhe materialet e nevojshme, përfshirë mjete, letra, pajisjet e sigurisë, etj. Pjesëmarrësit do të mbulojnë kostot e drekës në Gjirokastër. Organizatorët do të kenë gjithashtu një shumë të limituar për rimbursimin e kostove të udhëtimit nga vendbanimi juaj në Tiranë/Gjirokastër.
Ky trajnim organizohet si pjesë e projektit “Balkan Cultural Aid Response for Emergencies” (B-CARE) me financimin nga Prince Claus Fund përmes programit Cultural Emergency Response. Kursi në vetvete dhe projekti B-CARE që e përfshin atë janë frymëzuar nga dy kurse të ICCROM-it: First Aid for Cultural Heritage in Times of Crisis dhe Disaster Risk Management of Cultural Heritage.