Kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me Atelie të Trashëgimisë

fustanellaMozaiku i kostumeve tradicionale shqiptare është i përbërë nga qindra me mijëra element, sa i përket vendeve, kohës, zonave dhe rajoneve entografike, etj. Padyshim, një nga kostumet kombëtare me ingtriguese është Fustanella. Në mënyrë për ta rizbuluar këtë thesar, dhe përmes tij, trashëgiminë tonë kulturore, CHwB Albania sapo ka sjellë libërthin e shtatë të koleksionit për fëmijë “E Ka Kush e Ka”: Fustanella – Moda shqiptare e fustaneve për burra.

atelie_qendraautizmitMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijeve, CHwB Albania në bashkëpunim me “Drejtorinë Arsimore Rajonale” të Gjirokastrës dhe Institucionin Arsimor “Shkolla 9-vjeçare “Petro Poga” Lunxhëri, organizuan një atelie të trashëgimisë pikërisht me libërthin e “Fustanellës”. Pjesë e aktivitetit u bënë 22 fëmijë të moshave 7-9 vjeç, të cilët u magjepsën me kjo veshje e lashtë. Ata shprehën interes dhe kënaqësi për aktivitetin, si dhe dëshirë për aktivitete të tjera.

Në një tjetër aktivitet me Qendrën e Autizmit në Gjirokastër,  CHëB Albania organizoi një atelie të trashëgimisë me puzzle-n e tavanit të Shtëpisë Kokobobo. Fabjola, Kristi dhe fëmijët e tjerë të mrekullueshëm të qendrës u argëtuan së bashku me specialistët dhe stafin e CHwB Albania.

Për një shembull të libërthit të “Fustanellës” klikoni këtu.

Lajmet e fundit