Në aksion në Muzeun e Mitrovicës me Kampin e 20-ë

Menyra më e mirë për të mbajtur objektet ishte një nga tematikat e para të trajtuara në Kamp.

Menyra më e mirë për të mbajtur objektet ishte një nga tematikat e para të trajtuara në Kamp.

Në këtë kamp të organizuar në bashkëpunim me Muzeun e Qytetit të Mitrovicës dhe Heritage Without Borders, marrin pjesë studentë dhe profesionistë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Serbia dhe Suedia.

Programi për këtë vit, ndjek atë të vitit të shkuar, duke u fokusuar në parimet themelore të konservimit parandalues të objekteve të trashëgimisë së luajtshme.

Pjesa teorike e këtij Kampi Rajonal të Restaurimit përbëhet nga njohuritë mbi veglat dhe teknkat e konservimit dhe dokumentimit, ndërsa ushtrimet praktike mundësojnë një kontakt të drejtëpërdrejtë me aspekte si vlerësimi i gjëndjes, identifikimi i materialeve, pastrimi i sipërfaqeve, vendosja e artefakteve, identifikimi i insekteve etj.

Vijoni të informoheni mbi Kampin në Mitrovicë, duke klikuar në faqen e Kampeve në Facebook: facebook.com/restorationcamps

Pjesëmarrës nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria gjatë një ushtrimi mbi analizën e gjendjes.

Pjesëmarrës nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria gjatë një ushtrimi mbi analizën e
gjendjes

 

Lajmet e fundit