Kampi i 16-të Rajonal i Restaurimit ka filluar në qytetin e Gjirokastrës më 26 prill 2014
Gjatë dy javëve të kampit në Gjirokastër 30 studentë dhe profesionistë nga gjithë Ballkani dhe vende të tjera do të kenë mundësinë të mësojnë dhe celebrojnë trashëgiminë kulturore.Programi i kampit kombinon ligjëratat teorike dhe punën praktike nëpërmjet ndërhyrjeve restauruese në tre monumente të ndryshme duke përdorur materiale dhe teknika tradicionale.
Kampi Rajonal i Restaurimit ka për qëllim edukimin e profesionistëve të rinjë restaurues përmes punës praktike dhe mbështetjen e networkut rajonal të profesionistëve, duke ndërtuar marrdhënie ndërmjet pjesëmarrsëve nga vende të ndryshme anembanë Ballkanit.
- Fiksim i shtresës në tavanin e dekoruar me piktura, Banesa Fico , me mjete të Klucel dhe letrës Japoneze në monumentin e kategorisë së parë, Banesa Fico / Prill, Gjirokastër 2014.
- Heqja e pjesëve të sipërme të tavanit prej druri në monumentin e kategorisë së dytë(Banjot e Mecites)/Hamami.Profesionistët e rinj të udhëhequr prej mjeshtri me përvojë i cili u mëson teknikat e sakta dhe siguron që puna restauruese të jetë e një cilësie të lartë, Prill,Gjirokastër 2014.
- Guri në strukturat historike – Përafrimi Konservues, Andrew Shepherd, Drejtor i Konservimit të Ndërtesave në AASA, Londër. Prill,Gjirokastër 2014.
Kampi i 16-të Rajonal i Restaurimit Gjirokastër, Shqipëri (26 prill – 09 Maj 2014)