Rinisim në 2016 –n Kampet Rajonale të Restaurimit, aktivitetete të vlerësuara me çmime. Seria prej 7 Kampesh në vende të ndryshme të Ballkanit, ju ofron mundësinë që të afroheni më pranë se kurrë me trashëgiminë kulturore. Këtë vit, do të zhvillohen Kampe me tematika të reja, për të servirur kështu, përveç temave klasike si konservimi monumenteve, dhe risi si për shembull Artet dhe Zanatet tradicionale. Klikoni në lidhjet e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth secilës tematikë të trajtuar nga Kampet e këtij viti.
Tematikat e Kampeve
- Konservim i monumenteve dhe interpretim
- Konservim i objekteve muzeale dhe interpretim
- Interpretim dhe menaxhim
- Artet dhe zanatet tradicionale
Kampet e rradhës, nga numri 26 deri në 32, do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit, konservimit, zanateve historike nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin dhe menaxhimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve 10-ditore pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me pervojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në Shqipëri, Kosovë e Serbi.
Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.
Mos humbisni rastin për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të mrekulleshme!
Vendet, Datat dhe Afatet
Vini re datat, tematikat dhe afatet e aplikimit për secilin nga Kampet e viti 2016:
RRC | VENDI | DATAT | THEMATIKAT | AFATI I APLIKIMIT |
26 | Rogljevo, Serbi | 8-21 Maj | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 30 Mars |
27 | Gjirokastër, Shqipëri | 15-28 May | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 30 Mars |
28 | Krujë, Shqipëri | 9-20 Korrik | Artet dhe zanatet tradicionale | 9 Maj |
29 | Shkodër, Shqipëri | 9-20 Korrik | Interpretim & menaxhim | 9 Maj |
30 | Berat, Shqipëri | 18 Shtat – 1 Tetor | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 1 Korrik |
31 | Gjirokastër, Shqipëri | 18 Shtat – 1 Tetor | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 1 Korrik |
32 | Prishtinë, Kosovë | 8-19 Tetor | Konservimi i objekteve muzeale & interpretim | 1 Korrik |
Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.
Për sa i përket Shqipërisë, Kampet e këtij viti çelin një program të zgjeruar i cili mundësohet nga CHwB Shqipëri, Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Ministria e Kulturës dhe Fakulteti i Historisësë dhe i Filologjisë në Universitetin e Tiranës.
Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2016, financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe nga Qeveria e Suedisë.
Tarifa e pjesëmarrjes dhe bursat
Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit, sigurimin shëndetësor në rast emergjence si dhe eksursionet e planifikuara në program. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera* si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.
Për të gjithë aplikantët e pranuar që janë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Shqipëria do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes.
Shënim: CHwB Shqipëri do të mbulojë shpenzimet për ushqim në kampin e Rogljevos, në Serbi, meqënëse vendi ku organizohet aktivitieti ofron pak alternativa për restorant apo/dhe ushqim të shpejtë.
Për të aplikuar:
- Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë):
camp_application_2016 (anglisht)
- Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues.
- Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:Email:
gro.b1686424111whc@C1686424111RR1686424111Adresa postare:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, SHQIPËRI
- Stafi i CHwB Shqipëria do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi i aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1686424111whc@c1686424111rr1686424111
Presim me padurim t’ju shohim në një prej Kampeve Rajonale të Restaurimit të vitit 2016!
Një shënim për pjesëmarrësit e kampeve të mëparshme: Nëse doni t’i përjetoni sërisht kampet, mund të aplikoni për të qënë vullnetarë (këtu do të gjeni informacion të detajuar), ose mund të jeni sërisht pjesëmarrës, duke paguar tarifën e pjesëmarrjes.