Aplikoni tani për kampet e restaurimit në Gjirokastër dhe Mitrovicë!

Ka mbetur pak më shumë se një javë për të aplikuar për një nga dy Kampet emocionuese Rajonale të Restaurimit (KRR) që do të ndodhin në 13-27 shtator.

Kampi i 19-të Rajonal i Restaurimit në Gjirokastër  do të fokusohet kryesisht në konservim ndërtesash, menaxhim të trashëgimisë dhe interpretim, ndërsa Kampi i 20-të në Mitrovicë do të jetë për konservimin e objekteve të lëvizshme dhe interpretimin brenda mjedisit të muzeut. Aplikoni deri më 25 Korrik. PËRDITËSIM: Afati i aplikimit vetëm për kampin e Mitrovicës është i zgjeruar deri më 31 Korrik.

Mitrovica Camp

KAMPI NË MITROVICË (13 – 27 SHTATOR)

Konservimi i objekteve të muzeut | Interpretim

Temat e leksioneve:

  • Prezantim me Muzeun e Qytetit te Mitrovicës
  • Sfidat dhe aspiratat e muzeut – tur udhëzues
  • Hyrje në Interpretim
  • Hyrje në konservim
  • Mbrojtja dhe menaxhimi i trashëgimisë së lëvizshme në Kosovë
  • Qasja universale
  • Marrja e objekteve të gjallë – Interpretimi dhe komunikimi i  trashëgimisë
  • Sfidat e menaxhimit të një muzeu në Ballkan
  • Muzetë si hapësirë e artit alternativ
  • Koleksionet muzeale dhe përfshirja publike

Punët praktike:

  • Konservimi parandalues
  • Konservim tekstili
  • Ruajtja e objekteve organike
  • Katalogimi i objekteve

Gjirokastra RRC

KAMPI NË GJIROKASTËR (13 – 27 SHTATOR)

Konservim Ndërtesash | Menaxhim të trashëgimisë | Interpretim

Temat e leksioneve:

  • Gjirokastra si pjesë e trashëgimisë shqiptare
  • Konservim i trashëgimisë kulturore – hyrje
  • Hyrje në interpretim
  • Principet dhe mjetet për dokumentim
  • Një godinë historike dhe vlera e saj
  • Ndikimi mjedisor – Argumenta shtesë për përdorimin e materialeve organike
  • Suvaja – Llaçi gëlqeror
  • Arkitektura tokësore dhe suvaja e baltës
  • Rëndësia e historisë artizanale
  • Guri në strukturat historike, karakteristikat dhe dështimet
  • Lënda drusore si material historik; Riparimet e nevojshme për drurin historik
  • Interpretimi i siteve historike – Hyrje dhe korniza teorike; Aplikime praktike, përdorimi dhe rëndësia
  • Menaxhim i peisazhit urban historik
  • Përfitimet ekonomike nga konservimi i trashëgimisë kulturore
  • Vizatime me dorë të lirë në shtëpinë Skënduli

Punët praktike:

  1. Banesa, Dalipi – Studim
  2. Banesa, Vaso Naka  –  Restaurim i kupolës së derës hyrëse
  3. Dyqan në Pazar, Qemo Lani – punime me suva
  4. Banesa, Selami Kore – punime me suva

DETAJE PËR TË DY KAMPET

Për pjesëmarrësit me origjinë nga Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Rumania dhe Serbia

CHwB do të mbulojë shpenzimet e mëposhtme për Kampin:

  • Trajnimin
  •  Fjetjen me mëngjes
  •  Eskursionet gjatë kampit
  • Materialet për pjesëmarrjen në kamp, duke përfshirë mjetet, letrat etj

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për të paguar për:

  •  Vaktet e tyre të ushqimit
  • Udhëtimin në vendndodhjen e kampit
    (CHwB nuk do ti mbuloj këto shpenzime.)

Për pjesëmarrësit që vijnë nga vende të tjera:

Pjesëmarrësit me origjinë nga vende që nuk janë të listuar më lart duhet të paguajnë një tarifë prej 750 euro që mbulon:

  • Trajnimin
  • Fjetjen me mëngjes
  • Eskursionet e kampit
  • Materialet për pjesëmarrjen në kamp duke përfshirë mjetet, letrat etj

Pjesëmarrësit do të jenë përgjegjës për të paguar për:

  • Vaktet e tyre të ushqimit
  • Udhëtimin në vendndodhjen e kampit
    (Tarifa prej 750 euro nuk i mbulon këto shpenzime)

PËR TË APLIKUAR

1. Shkarkoni formatin e aplikimit PDF (më poshtë)

Camp Application 2014.pdf (anglisht)

2. Plotësoni aplikimin krejtësisht duke përfshirë të gjithë dokumentet mbështetës.

3. Dërgoni të gjithë aplikimin me e-mail ose postojeni te:

Email:
gro.b1686418101whc@c1686418101rr1686418101

Post:
CHwB Regional Office
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, ALBANIA

4. ChwB do të konfirmojë që ka marr aplikimin tuaj.Në qoftë se nuk merrni konfirmim me e-mail brenda një jave, ju lutem kontaktoni ChëB në: gro.b1686418101whc@c1686418101rr1686418101

Ju mirëpresim në Gjirokastër ose Mitrovicë!

Një shënim për pjesëmarrësit e mëparshëm të KRR: nëse do të dëshirosh të provosh përsëri eksperiencën e Kampit, mund të aplikosh për të marrë pjesë si vullnetar drejtues (një aplikim i veçantë mund të gjendet këtu),  ose mund të jesh përsëri pjesëmarrës duke paguar shumën e plotë të pjesëmarrjes.

Lajmet e fundit