Firmoset Memorandumi për Zgjerimin e Kampeve Rajonale të Restaurimit

Signing of MoUCeremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në emër të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Shqipëri), Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Tiranës, u mbajt në Korçë në 4 Tetor, 2015.

MoU_Korca (8)Memorandumi i Mirëkuptimit afirmon angazhimin e palëve se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është zgjerimi i Kampeve Rajonale të Restaurimit (KRR) duke organizuar çdo vit 4 kampe të reja në Shqipëri për të përcjellë njohuri dhe eksperiencë praktike për studentët e programit “Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Arkeologji” në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Dorëzuar si pjesë e kurrikulës Master dhe Bachelor, programi i KRR-ve do t’u ofrojë mundësi punësimi të diplomuarëve që përfundojnë me sukses katër kampe gjatë programit të tyre në Fakultet.

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtuesja e Zyrës së CHwB Shqipëri, Lejla Hadžić, Kreu i Bordit të Trusteve në AADF, Michael D. Granoff, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe një përfaqësues nga Universiteti i Tiranës.

MoU_Korca (11)Znj. Hadžić mirëpriti mundësinë për nënshkrimin e Memorandumit me AADF-në dhe partnerët e tjerë dhe shpërfaqi kontributin e rëndësishëm që CHwB Shqipëri mund të japë për të siguruar standarde të larta për zhvillimin e dijeve të nevojshme për ruajtjen e saktë dhe të qendrueshme të trashëgimsë kulturore .

Ajo theksoi se objektivat kryesore të KRR-ve janë përdorimi i trashëgimisë kulturore për të ndërtuar marrëdhënie mes profesionistëve të rinj, krijimi i kushteve për paqtim si një parakusht për paqe dhe demokraci, si dhe ruajtja e zejeve dhe teknikave tradicionale.

MoU_Korca (12)Z. Grannof shpehu optimizmin e tij për mundësinë e partnerëve për të bashkëpunuar suksesshëm në projekte për trashëgiminë kulturore në mënyrë që të shtojnë potencialin dhe kapacitetet e burimeve njerëzore në këtë fushë.

Ai mirëpriti rëndësinë që kanë Kampet Rajonale të Restaurimit në kuadrin operacional të CHwB Shqipëri. Z. Grannof theksoi se investimi më i mirë që mund të bëhet për trashëgiminë kulturore janë edukimi dhe trajnimet, çka CHwB Shqipëri po e realizon më së miri.

IMG_0546Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shprehu kënaqësinë e saj për firmosjen e Memorandumit. Ajo falenderoi partnerët për financimin, por mbi të gjitha për besimin e dhënë për projektet mbi trashëgiminë kulturore. Znj. Kumbaro u shpreh se duhet të bashkojmë forcat për të ruajtur pasionin dhe dijebërjen për trashëgiminë tonë të përbashkët.

“CHwB Shqipëri po punon me ne, përtej nesh, pavarësisht nga ne. CHwB-ja flet me gjuhën e kulturës, por shërben gjithashtu si një shkollë restaurimi për trashëgiminë kulturore, si dhe formëson marrëdhënie. Puna që zhvillon me fëmijët dhe të rinjtë është gjëja më e mençur e CHwB-së, pasi dija u duhet përcjellë brezave të rinj”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Duke komentuar krenarinë e CHwB Shqipëri për nënshkrimin e Memorandumit tëë Mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës, AADF-në dhe Universitetin e Tiranës, Lejla Hadžić shtoi se Fondacioni sheh përpara për një bashkëpunim sa më të gjatë dhe të frytshëm me partnerët e saj të nderuar. Kjo marrëveshje paraqet një mundësi të shkëlqyer për CHwB Shqipëri dhe partnerët për t’u ofruar pjesëmarrësve në Kampet Rajonale të Restaurimit mundësinë për të restauruar monumente së toku, dhe ndërtuar një të ardhme që na bashkon.

Lajmet e fundit