Emergjenca e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës

Gjirokastra Emergency Interventions Workshop

Situata emergjente në të cilën ndodhen monumentet kulturore në qytetin e Gjirokastrës ishte fokusi i një workshop-i të organizuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij në Qytetin e Gurtë këtë fundjavë. E organizuar në kuadër të projektit “Gjirokastra, aty ku ndryshimi fillon—shtëpitë monumentale të Gjirokastrës,”, të financuar nga Fondi Princ Claus dhe pjesë e Përgjigje Emergjente për Kulturën (Cultural Emergency Response), workshop-i solli në vëmendje problemet e shumta me të cilat po përballet trashëgimia kulturore në Gjirokastër.

Gjirokastra Emergency Interventions Workshop

Elena Mamani, zëvendës/drejtore e zyrës CHwB Albania, paraqiti një përmbledhje të detajuar të gjendjes aktuale të monumenteve kulturore në Gjirokastër dhe ndërhyrjet e ndërmarra nga kjo organizatë për restaurimin e monumenteve të rrezikuara të qytetit, më së fundmi në banesat Hadëri dhe Gurgai. Diskutimet mes pjesëmarrësve vunë në dukje shkaqet dhe pasojat e kësaj situate, si edhe zgjidhjet e mundshme. Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan se iniciativa si ky workshop duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si një mënyrë për t’i dhënë zë komunitetit lokal, si edhe për t’i rënë kambanave të alarmit për rrezikun që ju kanoset monumenteve dhe trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.

Lajmet e fundit