Katër atelie të trashëgimisë kulturore u mbajtën në 2 vende të mrekullueshme të veriut të Shqipërisë, në Valbonë dhe Lëpushë.
Gjatë programit veror të organizuar prej B3P (Balkan Peace Park Project) me fëmijët dhe të rinjtë e Valbonës dhe të Lëpushës, CHwB Albania dha kontributin e saj duke tërhequr vëmendjen e brezave të rinj rreth kujdesit për trashëgiminë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, krahas asaj natyrore të vendit të tyre.
54 fëmijë të moshave të ndryshme, nga 5 deri 18 vjeç, mësuan së toku dhe u argëtuan me artikujt “E Ka Kush E KA“, me libërthin “Xhubleta – Veshja e Lashtë e së Bukurës së Maleve” dhe modelin prej letre “Shtëpia e Babametove”.
Qëllimi i programit është t’iu mësojë fëmijëve dhe të rinjve të menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme mjedisin e tyre natyror dhe kulturor në kohën e një turizmi global në rritje.