“Cultural Herstory” bën bashkë përpjekjet e Focus Points Family Resource Center, Comal Heritage Food Incubator dhe CHwB Albania e është pjesë e programit Communities Connecting Heritage nga World Learning, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Cultural Herstory” vë në pah historitë e dy grupeve grash e vajzash: një nga Shqipëria, e një me origjinë nga Meksika. Objektivi i këtij projekti është të krijojë një pikëtakim për gra e vajza që, duke praktikuar traditat e tyre kulturore, kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijojnë mundësi të reja për punësim. Ne synojmë të dokumentojmë ato shembuj individualë frymëzues për vlerat që i sjell një komuniteti ruajtja e trashëgimisë kulturore.
Nepermjet disa aktiviteteve, pjesemarreset nga dy vendet jane njohur e kane shkembyer e ndare historite e tyre. Si nje nga produktet e ketij projekti, ju ftojme te njiheni me kete histori duke shfletuar librin “Cultural Herstory”.
Historitë nga SHBA dhe nga Shqipëria janë rrëfyer në këndvështrimin e traditave dhe zakoneve kulturore, duke i lidhur ato me vështirësitë e fuqizimit të gruas.
Communities Connecting HeritageSM sponsorizohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit me fonde nga Qeveria e ShBA-ve, të administruar nga World Learning.