Kampet Rajonale të Restaurimit të CHwB-s janë përzgjedhur si fituesit për vitin 2014 të Çmimit për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi “Europa Nostra”, për kategorinë e edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit.
“Juria admiroi veçanërisht suksesin e mbështetur të këtij projekti në ofrimin e trajnimeve praktike për profesionistët e rrinj dhe krijimit të mundësive ndër-rajonale të rrjetëzimit. Ky sukses është i provuar: që prej vitit 2007, [440] pjesëmarrës nga [23] vende kanë marrë pjesë në një seri kampesh dy-javore intensive, të mirë-organizuar në rajonin e Ballkanit. Juria vlerësoi përfshirjen e mjeshtrave dhe akademikëve nga institucione vendase dhe ndërkombëtare në kontributin e dhënë për këtë mjedis edukues.” [numrat janë rifreskuar që nga dorëzimi i aplikimit]
Ky çmim prestigjoz jepet çdo vit. Këtë vit 27 laureatët u përzgjodhën nga 160 projekte nga 30 vende dhe u nderuan për arritje në katër fusha: konservim; kërkim; shërbim i përkushtuar; edukim, trajnim dhe ndërgjegjësim. CHwB-ja ka fituar një çmim Europa Nostra dhe njëherë tjetër, duke marrë medaljen për shërbim të dalluar në vitin 2000.
Për çmimet e 2014-ës, Europa Nostra fton publikun të thotë fjalën e tij.
Vizitoni faqen e tyre për të votuar projektin tuaj të preferuar mes 27 laureatëve të përzgjedhur.
Afati i fundit për të votuar është e Diela 20 Prill. Fituesi i “Çmimi i Publikut” do të shpallet dhe do të prezantohet gjatë ceremonisë së “Çmimeve të Trashëgimisë Evropiane” në Vjenë, më 5 Maj.
Për të votuar, shko tek: http://vote.europanostra.org/
Ju lutemi të na jepni ndihmën tuaj për të shpërndarë fjalën duke ndarë këtë informacion me shokët tuaj dhe kolegët, dhe duke i inkurajuar të votojnë!
Europa Nostra – zëri i Trashëgimisë Kulturore në Europë – është një lëvizje në rritje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Evropës. Me rrjetin e saj të gjërë ndër-Evropian të anëtarëve (organizatave dhe individëve), shoqatave dhe partnerëve, Europa Nostra është një lobues me shumë ndikim për trashëgiminë kulturore. Ajo bën gjithashtu fushata për shpëtimin e monumenteve, vendeve dhe peizazheve në rrezik. Në 2013-ën, Europa Nostra festoi 50-vjetorin e saj.
Çmimet janë mbështetur nga Programi Kulturor i BE-së, i cili investoi në bashkë-financim afërsisht 40 milion euro, projekte për trashëgiminë nga viti 2007 në 2013-ën.
Shiko më shumë foto dhe video nga fituesit në faqen e Europa Nostra në Flickr dhe YouTube channel.