Pas çmimit prestigjioz Europa Nostra, të dhënë nga Bashkimi Europian në vitin 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij pati nderin të vlerësohej me dy çmime të tjera të rëndësishme gjatë vitit 2015.
Në muajin shkurt, Shoqëria e Konservatorëve të Serbisë, vlerësoi Fondacionin me Çmimin e Madh me motivacionin:
Për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, popullarizimin e trashëgimisë kulturore të të shumëllojshme të Serbisë, dhe veçanërisht për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në ndërlidhjen e aktorëve të ndryshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në tërësinë e saj.
Kjo është hera e parë që Shoqëria e Konservatorëve me seli në Beograd e jep këtë çmim jashtë territorit të Serbisë.
Në korrik të vitit 2015, në një ceremoni të veçantë, Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri u nderua me titullin “Mirënjohja e Qytetit” për kontributin e vlefshëm në ruajtjen, rigjallërimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës. Titulli i nderit ju dorëzua kreut të CHwB Albania, znj. Lejla Hadžić.
Çmime të tilla e vendosin fondacionin përpara një përgjegjësie më të madhe për të vijuar kontributin në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në Rajon, por edhe rijetëzimin e tyre.