CHwB: 20 Vite të Suksesshme Zhvillimi dhe Zgjerimi

Booklet-Bridges-to-the-FutureRaportimet shokuese nga lufta në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ’90 rrëfenin se jo vetëm po vriteshin njerëz, por edhe që monumente dhe simbole të tjera kulturore po shënjestroheshin për t’u shkatërruar si pjesë e luftimeve. Si përgjigje për nevojën për mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, një nismë u ndërmorr nga individë të cilët angazhuan insitucione dhe organizata në Suedi, në një proces aktiv për të ofruar zgjidhje konkrete për të shpëtuar trashëgiminë në rrezik.

Si rezultat, në vitin 1995, u themelua Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB). U zgjodh një bord (vijon ende) nga ICOMOS Suedi, ICOM Suedi, Bordi Suedez i Trashëgimisë Suedeze si dhe Shoqata e Arkitektëve Suedezë. Përgjatë 20 viteve që kemi lënë pas, CHwB e ka zgjeruar dhe thelluar shumë punën e saj gjeografikisht, financiarisht, dhe në aspektin e metodës dhe përmbajtjes.

Fokusi në fillim në 1995 ishte në prejekte konkrete restaurimi të menaxhuar nga drejtues projektesh nga Skandinavia. Trajnimi i profesionistëve dhe jo-profesionistëve vendorë ishte që në krye të herës një përbërës i rëndësishëm i projekteve. Shumë projekte u rritën në kompleksitet dhe gradualisht fokusi u përqëndrua në zhvillimin e kompetencave dhe kapaciteteve në mënyrë që të forcoheshin organizatat dhe isntitucionet vendore të trashëgimisë.

Si një organizatë neutrale CHwB-ja ka punuar me grupe të përkatësive të ndryshme politike, kulturore dhe fetare, jo vetëm në kuadër të shoqërisë civile, por edhe me komunat dhe autoritetet kombëtare. Një model i suksesshëm është zhvilluar nga CHwB për të krijuar platforma ku përfaqësues të niveleve të ndryshme të shoqërisë takohen dhe dëgjojnë njëri-tjetrin së bashku.

Që nga viti 2009, CHwB-ja ka çelur zyrën e saj në Shqipëri prej ku organizohen Kampet Rajonale të Restaurimit, në bashkëpunim me insitucionce dhe organizata në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Një sërë aktivtietesh të tjera zhvillohen në Shqipëri duke përfshirë edhe qytetin pjesë të Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Gjirokastrën.

Libërthin për 20 vjetorin e CHwB-së mund ta shkarkoni në gjuhën angleze këtu!

Lajmet e fundit