Ceremonia e certifikimit për programin “Aftësi për punësimin e së nesërmes”

group photoNë Akademinë e Arteve në Tiranë u mbajt ceremonia e certifikimit për programin “Aftësi për punësimin e së nesërmes”. 80 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra u certifikuan pas përfundimit me sukses të trajnimit. Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Zj. Mirela Kumbaro Furxhi, Drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Zj. Arta Dollani, përfaqësuesve të lartë të Ambasadës Gjermane e Suedeze, si dhe të gjithë mjeshtrave e ndihmësmjeshtrave të certifikuar.

23755490_838467929658343_7855109935852764922_n
Projekti “Aftësi për punësimin e së nesërmes” është një trajnim profesional për teknikat tradicionale të restaurimit. Trajnimi është i certifikuar dhe u jep të rinjve të trajnuar mundësi punësimi në restaurimin dhe konservimin e ndërtesave historike. Në të njëjtën kohë, trajnimi krijon një platformë për kalimin e vazhdueshëm të njohurive nga mjeshtrat me përvojë shumëvjeçare tek më të rinjtë. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit njihen me materialet e teknikat historike të ndërtimit si edhe me teknika të ndryshme riparimi, gjatë punës praktike në Monumente Kulture në Berat, Korçë e Gjirokastër. Trajnimi ishte i ndarë në 2 module: Moduli i parë nisi në dhjetor 2016 dhe përfundoi në qershor 2017, dhe Moduli i dytë nisi në Maj 2017 dhe përfundoi në Nëntor 2017.

handing our certificatesTrajnimi u zhvillua në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës; Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Gjirokastër dhe Korçë; Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik Korçë e Gjirokastër dhe Shkollën Profesionale të Mesme Stiliano Bandilli. Donatorë janë Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal e Landit të Hessenit në Gjermani via GIZ dhe Qeveria Suedeze.

Lajmet e fundit