Përditësim: Afati i aplikimit për kampin e Prizrenit është deri në 31 korrik 2015. Ju lutemi, na dërgoni të gjitha materialet e aplikimit tuaj deri në atë datë.
Në datat 3-17 tetor, në qytetin historik të Prizrenit do të mbahet i pari Kamp Rajonal i Restaurimit i fokusuar tërësisht te interpretimi i trashëgimisë.
Deri më tani, modeli i Kampeve Rajonale të Restaurimit, fitues i çmimit prestigjioz të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore Europa Nostra, ka qenë i fokusuar kryesisht te konservimi i ndërtesave dhe objekteve muzeale. Megjithëse interpretimi ka qenë temë leksioni në secilin kamp të mëparshëm, ai i Prizrenit do të jetë tërësisht i fokusuar te interpretimi i trashëgimisë kulturore—si të afrojmë njerëzit me trashëgiminë dhe si ta bëjmë atë të domethënëse për ata.
Çfarë e bën Prizrenin kaq special?
I vendosur në jugperëndim të Kosovës, në këmbët e shpateve të larta të Malit të Sharrit, qyteti historik i Prizrenit, për shekuj një nyje e rëndësishme e tregëtisë dhe mjeshtrisë, ka parë një sërë influencash kulturore. Kalaja e Prizrenit, e ngritur përmbi kodër, ka një pjesë të rëndësishme të historisë dhe identitetit të qytetit. Si një pasuri e trashëguar nga Perandoria Bizantine, funksioni kryesor i saj ishte të qenit fortesë për të mbrojtur popullësinë nga sulmet e pushtuesve të ndryshëm, dhe këtë rol e luajti deri më 1912. Tani, CHwB Kosovo është duke ndërmarrë një projekt për ruajtjen dhe interpretimin e kalasë për brezat e sotëm dhe të ardhshme, dhe Kampet Rajonale të Restaurimit do të luajnë një rol të rëndësishëm.
Përse të praktikojmë interpretimin?
Interpretimi, një specializim që po njeh një rritje të shpejtë në fushën e trashëgimisë dhe muzeumeve, ndihmon kuratorët e muzeumeve dhe menaxherët e vendeve të trashëgimisë për të komunikuar më mirë te vizitorët vlerën e trashëgimisë. Do të thotë të lidhësh njerëzitë me vendet, të sjellësh të kaluarën në të sotmen, të krijosh eksperienca interaktive mësimi, guida, panele, instalacione kreative dhe media elektronike për të ndihmuar audiencën që të zbulojë vlerat e trashëgimisë.
Çfarë do të ndodhi në këtë Kamp?
Pjesëmarrësit në Kampin e Prizrenit do të kryejnë një projekt interpretimit të plotë, nga fillimi në fund. Leksionet dhe aktivitetet në Prizren do të mbulojnë tema si: parimet dhe teoria e interpretimit, dizanji dhe etika universale, identifikimi i audiencave të synuara, të kuptuarit dhe të punuarit dhe zëra të ndryshëm dhe histori të vështira, përfshirja e komunitetit, interpretimi dixhital, etj. Në fund, strategjitë e interpretimit të formuara gjatë Kampit do të vihen në mbështetje të projektit të Cultural Heritage without Borders—Kosovo për të ruajtur, rigjallëruar dhe interpretuar Kalanë e Prizrenit. Gjatë ekskursioneve me Kampin, ju do të keni mundësi të vizitoni thesare të trashëgimisë kulturore, si Manastiri i Deçanit, pazarin historik të Gjakovës dhe kullat tradicionale të Junikut (shihni fotot mëposhtë).
Foto në të majtë: Manastiri i Deçanit nga Jonathan Eaton; Djathtas, lart: Çarshia e Gjakovës nga Shkëlzen Rexha; Djathtas, poshtë: një kullë e restauruar në Junik nga CHwB Kosovo.
Sa kushton?
Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo tarifë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe ekskursionet e planifikuara. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në dhe nga Prizreni. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.
Për të gjithë aplikantët të pranuar që janë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes, duke përfshirë leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit dhe eksursionet. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në dhe nga Prizreni. Këto kosto nuk përfshihen në bursë.
PËR TË APLIKUAR:
1. Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë)
camp_application_prizren2015 (anglisht)
2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues
3. Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:
Email:
gro.b1686419004whc@C1686419004RR1686419004
Postë:
CHwB Zyra Rajonale
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, SHQIPËRI
4. Stafi i CHwB-së do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi I aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1686419004whc@C1686419004RR1686419004.
Presim me padurim t’ju shohim në një prej Kampeve Rajonale të Restaurimit të vitit 2015!
“Nëpërmjet interpretimit, kuptim; nëpërmjet kuptimit, vlerësim; nëpërmjet vlerësimit, mbrojtje.”—Freeman Tilden, 1977, duke cituar Manualin Administrativ të Shërbimit Parqeve Kombëtare të Shteteve të Bashkuara