Apliko për të qenë vullnetar në Kampet e 2019-ës

Je një ish pjesëmarrës dhe dëshiron të angazhohesh sërish në kampet rajonale të restaurimit? Dëshiron të ndash njohuritë dhe përvojën tënde me një grup të ri pjesëmarrësish?
RRC

CHwB-Shqipëri është në kërkim për vullnetarë që të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit për këtë vit. Vullnetarët do të jenë të pranishëm përgjatë të gjithë kampit dhe do të ndihmojnë me një sërë detyrash për ta bërë atë një përvojë sa më të dobishme për pjesëmarrësit. Vullnetarët do të ndihmojnë organizuesit, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në lidhje më çështjet e koordinimit, komunikimit dhe udhëzimeve. Sigurohuni që i kuptoni detyrat dhe plotësoni kriteret për t’u pranuar.

Pse të kryesh vullnetarizëm në kamp?

RRC

Duke kryer vullnetarizëm ju do të keni mundësinë që të jeni pjesë e ndryshimit; çdo njeri ka rendësi. Ndihma juaj në konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore është jetike për kalimin e saj në brezat e ardhshëm. Me anë të të punuarit me pjesëmarrësit dhe lektorët e mjeshtrit, kampet mundësojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e siteve kulturore, artefakteve dhe traditave. Ato gjithashtu rrisin lidhjen e komuniteteve me trashëgiminë e tyre. Puna nëpërmjet kampeve na vendos përditë në kontakt me shumë njerëz, për këtë arsye, ne mund t’i ofrojmë mbështetje të gjithë “rojtarëve të trashëgimisë.”

Kjo është një mundësi shume e vlefshme për të përforcuar njohuritë tuaja në fushën e trashëgimisë kulturore, specifikisht në konservimin e monumenteve, konservimin e artefakteve, interpretimin, mjeshtëritë tradicionale dhe sipërmarrjen. Bashkëpunimi i ngushtë me mjeshtrit, artizanët dhe lektorët do të rrisë njohuritë tuaja në konservim dhe zejtari. Ju do të keni mundësi të socializoheni, takoni njerëz dhe të bëni miq të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Cilat janë detyrat e vullnetarit të kampit?

Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre përgjatë kampit. Atyre do t’u kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

Be (1)

  • Detyra organizative(përgjegjësi gjatë regjistrimit, salla e leksioneve, mjetet e punës)
  • Përgjegjësi mbi vendet e punës (ndihmesë ndaj mjeshtrave, dokumentimi i projektit, zbatimi i masave të sigurisë, të siguruarit që të gjithë janë duke punuar drejt rezultatit përfundimtar)
  • Komunikimi/Komuniteti (personi ndërlidhes midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthim, të lehtësuarit e diskutimeve, komunikimi me komunitetin dhe median lokale)

 

 

Kushtet e pranimit

  • Të jeni ish pjesëmarrës i Kampeve Rajonale të Restaurimit
  • Të flisni Anglisht rrjedhshëm. Të flisni gjuhën e parë zyrtare të shtetit ku zhvillohet kampi është një vlerë e shtuar: Shqip (për kampet në Shqipëri dhe Kosovë), ose Serbisht/Boshnjakisht/Kroatisht (për kampin në Serbi)
  • Të jeni i ndershëm, pozitiv dhe efikas në punë.

 

Datat e Kampeve

Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2019. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.

Aplikimet për Kampin e Qershorit: Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampin që do të zhvillohet në Qershor ishte 5 prill 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Gjakovë, Kosovë 8-19 qershor Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 5 Prill

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: Ju do mund të aplikoni për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 28 qershor 2019. Këto aplikime do hapen gjatë dritares së dyte të aplikimeve.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Rogljevo, Serbi 15 – 27 Sept Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor
Gjirokastra,Shqipëri 15 – 27 Sept Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

Shpenzimet

CHwB Shqipëri do të mbulojë të gjitha shpenzimet e vullnetareve brenda vendit, duke përfshirë akomodimin, vaktet ditore, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot që lidhen me detyrat e vullnetarëve. Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin deri në vendin ku mbahet kampi.

How to apply

  1. Nëse i plotësoni kushtet dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese dhe të dobishme të Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB Shqipëri, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet këtu më poshtë:
    volunteer_application_2019 (anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë të gjitha dokumentet plotësuese
  3. Dërgoni aplikimin me email ose postë:

Email:
gro.b1686417972whc@c1686417972rr1686417972

Ose

Post:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA

IMG_2572

Lajmet e fundit