Archives

Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit: “ Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kullën ¨C¨, të Kalasë së Durrësit, Durrës” (Monument i kategorisë së parë) – I dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në një monument të kategorisë së parë për projektin: “Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kullën ¨C¨, të Kalasë së Durrësit”. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A dhe Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 29/01/2021 deri në datën 05/02/2021, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email në: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446  dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hëna deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, ditën e premte, 12 Shkurt 2021.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Kulla C_Durres-njoftimi i plote i tenderit

Kontakt:

E-mail: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Telefon: 069 4037087

Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit:  Ndërhyrje emergjente përforcuese në Kullën e Sahatit, Krujë (Monument i kategorisë së parë) dhe Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kalanë e Prezës, Tiranë (Monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në dy monumentet e kategorisë së parë për dy projektet: “Ndërhyrje emergjente përforcuese në Kullën e Sahatit, Krujë” dhe “Ndërhyrje Konservuese dhe Përforcuese në Kalanë e Prezës, Tiranë”. Këto projekte financohen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A, Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, dhe Prince Claus Fund, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentet e tenderit mund t’i merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 21/01/2021 deri në datën 29/01/2021, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446 dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, ditën e premte, 5 Shkurt 2021.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Kulla e Sahatit Krujë, Kalaja e Prezës -njoftimi i plote i tenderit.docx

 Kontakt:

E-mail: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Telefon: 069 4037087

Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit:  Ndërhyrje Konservuese dhe Riaftësimi Strukturor në Teqenë e Dollmës (monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (në vijim CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore të dorëzojnë oferta financiare / të vlefshme për punë në monumentin e kategorisë së parë, Teqja e Dollmës në Kalanë e Krujës. Ky projekt financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Fondi i Ambasadoreve për Trashëgiminë Kulturore të Sh.B.A dhe Ambasada e Sh.B.A. në Shqipëri, përmes CHwB Albania.

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund ti merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi, 26/11/2020 deri në datën 03/12/2020, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.1624217446bwhc@1624217446ainab1624217446la1624217446dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet elektronikisht nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, diten e premte, 11 Dhjetor 2020.

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni: Teqja e Dollmës -njoftimi i plote i tenderit

 Kontakt:

E-mail: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Telefon: 069 4037087

Njoftimi dhe dokumentacioni për pjesëmarrje në tender

Objekti i tenderit:  Faza e Parë. Ndërhyrje emergjente: Pajantimi i Teqesë së Dollmës (monument i kategorisë së parë) – dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri  (në vijim CHwB – Albania) në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) fton kompani që janë të liçensuara në zbatimin e punëve restauruese në fushën e trashëgimisë kulturore, të dorëzojnë oferta financiare të vlefshme për punë në monumentin e kategorisë së parë, Teqja e Dollmës në Kalanë e Krujës. Ky projekt financohet nga Princ Claus Fund përmes CHwB Albania.

 

Mënyrat për tërheqjen e dokumentave të tenderit:

Dokumentat e tenderit mund ti merrni me postë elektronike (email), duke dërguar një email interesimi në:   gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Duke filluar nga data e shpërndarjes së këtij njoftimi 15/05/2020, deri në datën 22/05/2020, kompanitë e interesuara mund të dërgojnë një email te gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446 dhe të marrin dokumentacionin e nevojshëm. Dokumentacioni mund të dërgohet nga ora 10:00 deri ne orën 16:00, në ditë pune, nga e hena deri të premte.

 

Afati i fundit per dorëzimin e ofertes: Ora 11.00, diten e premte, 29 Maj 2020.

 

Për të shkarkuar njoftimin e plotë ju lutem klikoni Teqja e Dollmës -njoftimi i tenderit – i plote.

 

Kontakt:

E-mail: gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446

Telefon: 069 4037087

Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 5

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti Kombëtar i Trashëgimisië Kulturore, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat, Durrës,  Gjirokastër, Korçë e Vlorë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Berat, Durrës,  Gjirokastër, Korçë e Vlorë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim për modulin e pestë të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

 

Kursi do të zhvillohet përgjatë 5 muajve trajnimi intensiv në periudhën qershor-nëntor 2020, me ndryshimet e nevojshme që mund të nevojiten nga situata e Covid-19 në Shqipëri. Trajnimi është i ndarë si më poshtë:

  • 4 javë orë teorike online që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.

Varësisht nga situata e Covid-19 trajnimi mund të zhvillohet paralelisht në një ose disa qytete çka kërkon angazhimin e aplikantit/es për pjesëmarrje të plotë në çdo aktivitet të planifikuar në kuadër të trajnimit.

Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët:

Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme ose arsimimin profesional

(Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimise kulturore janë një vlerë e shtuar)

 

Aplikimi dhe afatet: Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 20 maj 2020, ora 23:59.

 

Formulari i aplikimit mund të plotësohet dhe dërgohet në linkun në vijim: https://form.jotform.com/201172374842351

 

 

Vini re!

Përpara se të filloni plotësimin e kësaj forme të aplikimit, siguroni një kopje (foto) të dokumentave të mëposhtëm, të cilat duhet të dërgohen së bashku me këtë formë, në mënyrë që aplikimi të konsiderohet i plotë. Në mungesë të këtyre dokumentave, aplikimi nuk do të merret në shqyrtim.

Dokumentet e kërkuara janë:

  • Karta e identitetit ose pasaportës.
  • Diploma e Shkollës së Mesme

 

Në veçanti atyre aplikantëve që janë të punësuar akualisht pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, mund tu kërkohet nga organizatorët të paraqesin dhe kontratën e punës ap0 një vërtetim nga punëdhënësi gjatë fazës së shqyrtimit të aplikimeve.

 

 

Për çdo informacion apo paqartësi na shkruani në gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446 ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:

CHwB Albania – 0676881671

 

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti  (në një vlerë të përshtatshme për vendet ku do të organizohen trajnimet).

Thirrje për Aplikim: Kurse Profesionale për Teknikat Tradicionale në Ndërtim – Moduli 4

Organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij – Shqipëri (CHwB Albania), Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Berat, Durrës e Vlorë, Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Durrës dhe Vlorë, si dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat, shpallin thirrjen për aplikim për modulin e katërt të kursit profesional mbi teknikat tradicionale të ndërtimit.

 

Kursi do të zhvillohet përgjatë 5 muajve trajnimi intensiv në periudhën qershor-nëntor 2019. Trajnimi është i ndarë si më poshtë:

  • 4 javë orë teorike që mbulojnë tema si: parimet bazë të konservimit, materialet dhe teknikat tradicionale, vlerësimi dhe dokumentimi.
  • 4 javë kombinimi i teorisë dhe praktikës i ndarë në tre materiale kyçe: gur, dru, llaç/suva.
  • 12 javë pune praktike në ndërtesa historike.

Trajnimi do të zhvillohet paralelisht në tre qytete historike: Berat, Durrës dhe Vlorë. Ky trajnim financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it, Gjermani via GIZ, si edhe nga qeveria Suedeze.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

 

Kualifikimet e nevojshme për aplikantët

Ky kurs është i hapur për ata që punojnë pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit, profesionistët e lirë dhe ata që duan të mësojnë mjeshtëritë e restaurimit. Aplikantët duhet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
  • Të kenë përfunduar shkollë të mesme ose arsimimin profesional.
  • Aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit duhet të kenë një vërtetim punësimi nga punëdhënësi ose një kontratë pune.

Shënim: Trajnime të ndryshme apo përvojë pune në objekte të trashëgimisë kulturore janë një vlerë e shtuar.

 

Aplikimi dhe afatet:

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 15 maj 2019, ora 12:00. 

Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni këtu:VET_Formular_aplikimi_2019_CHwB

 

Personat e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar formularin e aplikimit të plotësuar së bashku me një fotokopje të kartës të identitetit, diplomë të shkollës së mesme ose të arsimit profesional, si dhe një vërtetim punësimi ose fotokopje të kontratës së punës (për aplikantët e punësuar pranë shoqërive të liçensuara në fushën e zbatimit të punimeve të restaurimit) në një nga adresat e mëposhtme:

 

TIRANË

CHwB Albania

Rr. Ismail Qemali, P.34/1 Kt. III,

Zyra Nr.15

 

BERAT

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, BERAT

Adresa: Mangalem, Rr. “Petrit Lulo”, Berat

Nr i telefonit: 03 232393

 

SHKOLLA PROFESIONALE E MESME “STILIANO BANDILLI”, BERAT

Adresa: Rr. “Tafil Skëndo”, Berat

 

 DURRËS

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, DURRËS

Adresa: Lagjja nr. 1, Rruga “Kolonel Tomson”, Durrës

Tel: 05 2222806 / Kodi Postar 2001

email: la.vo1624217446g.aru1624217446tluk@1624217446serru1624217446dkkrd1624217446

 

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK DURRËS

Lagja Nr. 17, Rruga: “P. Sorro”, (ish URT) – Durrës,

Tel / Fax 052 229857, 052 221463,

 

VLORË

DREJTORIA RAJONALE E KULTURËS KOMBËTARE, VLORË

Lagja “Hajro Cakërri”, Rruga “Sulejman Delvina”, Nr.56 Vlorë

Tel: 033230665 / Kodi Postar: 9402

E-mail: la.vo1624217446g.aru1624217446tluk@1624217446erolv1624217446kkrd1624217446

 

DREJTORIA RAJONALE E FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK, VLORË

Adresa: Rruga: “Riza Salati”

(ish shkolla e naftës), Vlorë

Tel / Fax: 03 3 22 67 59 / Kodi Postar: 9402

 

Për çdo informacion apo paqartësi na shkruani në gro.b1624217446whc@a1624217446inabl1624217446a1624217446 ose na kontaktoni në numrin e mëposhtëm:

CHwB Albania     0696557187

 

Çfarë shpenzimesh mbulohen nga organizatorët?

Në kuadër të trajnimit është parashikuar një fond, i cili do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të pjesëmarrësve. Organizatorët do të mbulojnë: shpenzime trajnimi (leksione, ambjentet për zhvillimin e trajnimit, materiale ndërtimi, mjete pune, mjete sigurie, kosto transporti për nevoja të aktivitetit), mbulim vakti  (në një vlerë të përshtatshme për të tre vendet ku do të organizohen trajnimet).

 

Shpallja e Kampeve Rajonale të Restaurimit për vitin 2019

KRR kanë përshkuar një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm e këtë vit rikthehen me një seri prej 3 kampesh. Ka shumë mundësi për t’i qëndruar pranë trashëgimisë.

RRC Permet

Në 2019 rikthehen dy tematikat me te vjetra te Kampeve! Per me teper, kete vit propozojme nje vend te ri!

Në 2019-ën Kampet Rajonale të Restaurimit do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit e konservimit nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me përvojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në vendndodhje të ndryshme në rajon.

Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.

Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi I trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.

Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2019, financohen nga Qeveria e Suedisë, në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation.

Mos humbisni rastin për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të mrekulleshme!

RRC

Datat e Kampeve për vitin 2019

Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2019. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.

Aplikimet për Kampin e Qershorit:  Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampin që do të zhvillohet në Qershor ishte 15 prill 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKA AFATI I APLIKIMIT
Gjakovë, Kosovë 8-19 qershor Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 15 Prill

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: Ju mund të aplikoni që tani për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 28 qershor 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKA AFATI I APLIKIMIT
Rogljevo, Serbi 15 – 27 shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

8 korrik*

Gjirokastra, Shqipëri 15 – 27 shtator Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

8 korrik*

*Afati i ri i aplikimit i vlefshem VETEM per aplikantet nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania e Serbia.

Be (1)

Kosto e pjesëmarrjes  Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit, sigurimin shëndetësor në rast emergjence si dhe eksursionet e planifikuara në program. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.*

Për të gjithë aplikantët e pranuar që janë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Shqipëria do të mundësohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes. Aplikantët e pranuar nga vende te tjera nuk mund të përfitojnë nga këto bursa.

*SHENIM: CHwB Albania do te mbuloje kostot per pjesemarresit ne kampin ne Rogljevo, Serbi, si pasoje e mungeses se restoranteve ne fshatin ku organizohet kampi.

Ish-pjesëmarrësit e Kampeve

Duke marrë në konsideratë larminë e tematikave të kampeve të ofruara , dëshirojmë t’i japim mundësinë ish pjesëmarrësve për të marrë pjesë në një kamp me tematikë tëndryshme prej atij ku ka marrë pjese më parë, pa paguar tarifën e pjesëmarrjes.  Do të ishte kënaqësi t’ju shihnim sërisht, por ata që aplikojnë për herë të parë do të kenë përparësi. Të njëjtat kushte për pjesëmarrje me bazë kombësie përdoren dhe në këtë rast.

Nese aplikoni për një kamp me të njëjtën temë me atë ku keni marrë pjesë më parë, duhet të paguani tarifën e pjesëmarrjes.

Për të aplikuar:

  1. Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë):
    camp_application_2019(anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues.
  3. Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:
    Email:
    gro.b1624217446whc@C1624217446RR1624217446
    Adresa postare:
    CHwB Albania
    Ismail Qemali
    P. 34/1, Kati III, Zyra 15
    Tiranë, ALBANIA
  4. Stafi i CHwB Shqipëri do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi i aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1624217446whc@C1624217446RR1624217446

Aplikimet për vullnetarë 

Një mundësi shtesë për ish pjesëmarrësit e KRR: do të dëshironit të përjetoni sërisht Kampin, po këtë herë nga këndvështrimi i organizatorit? Thirrja është tashmë e hapur!

Apliko për të qenë vullnetar në Kampet e 2019-ës

Je një ish pjesëmarrës dhe dëshiron të angazhohesh sërish në kampet rajonale të restaurimit? Dëshiron të ndash njohuritë dhe përvojën tënde me një grup të ri pjesëmarrësish?
RRC

CHwB-Shqipëri është në kërkim për vullnetarë që të ndihmojnë në Kampet Rajonale të Restaurimit për këtë vit. Vullnetarët do të jenë të pranishëm përgjatë të gjithë kampit dhe do të ndihmojnë me një sërë detyrash për ta bërë atë një përvojë sa më të dobishme për pjesëmarrësit. Vullnetarët do të ndihmojnë organizuesit, mjeshtrit dhe pjesëmarrësit në lidhje më çështjet e koordinimit, komunikimit dhe udhëzimeve. Sigurohuni që i kuptoni detyrat dhe plotësoni kriteret për t’u pranuar.

Pse të kryesh vullnetarizëm në kamp?

RRC

Duke kryer vullnetarizëm ju do të keni mundësinë që të jeni pjesë e ndryshimit; çdo njeri ka rendësi. Ndihma juaj në konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore është jetike për kalimin e saj në brezat e ardhshëm. Me anë të të punuarit me pjesëmarrësit dhe lektorët e mjeshtrit, kampet mundësojnë ruajtjen dhe mirëmbajtjen e siteve kulturore, artefakteve dhe traditave. Ato gjithashtu rrisin lidhjen e komuniteteve me trashëgiminë e tyre. Puna nëpërmjet kampeve na vendos përditë në kontakt me shumë njerëz, për këtë arsye, ne mund t’i ofrojmë mbështetje të gjithë “rojtarëve të trashëgimisë.”

Kjo është një mundësi shume e vlefshme për të përforcuar njohuritë tuaja në fushën e trashëgimisë kulturore, specifikisht në konservimin e monumenteve, konservimin e artefakteve, interpretimin, mjeshtëritë tradicionale dhe sipërmarrjen. Bashkëpunimi i ngushtë me mjeshtrit, artizanët dhe lektorët do të rrisë njohuritë tuaja në konservim dhe zejtari. Ju do të keni mundësi të socializoheni, takoni njerëz dhe të bëni miq të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju.

Cilat janë detyrat e vullnetarit të kampit?

Vullnetarët do të marrin udhëzime në lidhje me përgjegjësitë e tyre përgjatë kampit. Atyre do t’u kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

Be (1)

  • Detyra organizative(përgjegjësi gjatë regjistrimit, salla e leksioneve, mjetet e punës)
  • Përgjegjësi mbi vendet e punës (ndihmesë ndaj mjeshtrave, dokumentimi i projektit, zbatimi i masave të sigurisë, të siguruarit që të gjithë janë duke punuar drejt rezultatit përfundimtar)
  • Komunikimi/Komuniteti (personi ndërlidhes midis organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthim, të lehtësuarit e diskutimeve, komunikimi me komunitetin dhe median lokale)

 

 

Kushtet e pranimit

  • Të jeni ish pjesëmarrës i Kampeve Rajonale të Restaurimit
  • Të flisni Anglisht rrjedhshëm. Të flisni gjuhën e parë zyrtare të shtetit ku zhvillohet kampi është një vlerë e shtuar: Shqip (për kampet në Shqipëri dhe Kosovë), ose Serbisht/Boshnjakisht/Kroatisht (për kampin në Serbi)
  • Të jeni i ndershëm, pozitiv dhe efikas në punë.

 

Datat e Kampeve

Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2019. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.

Aplikimet për Kampin e Qershorit: Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampin që do të zhvillohet në Qershor ishte 5 prill 2019.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Gjakovë, Kosovë 8-19 qershor Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim 5 Prill

Aplikimet për Kampet e Shtatorit: Ju do mund të aplikoni për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 28 qershor 2019. Këto aplikime do hapen gjatë dritares së dyte të aplikimeve.

VENDNDODHJA DATAT TEMATIKAT AFATI I APLIKIMIT
Rogljevo, Serbi 15 – 27 Sept Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor
Gjirokastra,Shqipëri 15 – 27 Sept Konservim i monumenteve dhe interpretim 28 qershor

Shpenzimet

CHwB Shqipëri do të mbulojë të gjitha shpenzimet e vullnetareve brenda vendit, duke përfshirë akomodimin, vaktet ditore, ekskursionet, udhëtimet brenda vendit dhe kostot që lidhen me detyrat e vullnetarëve. Vullnetarët që vijnë nga jashtë vendit do të duhet të mbulojnë shpenzimet e tyre për udhëtimin deri në vendin ku mbahet kampi.

How to apply

  1. Nëse i plotësoni kushtet dhe dëshironi të përjetoni sërish atmosferën emocionuese dhe të dobishme të Kampeve Rajonale të Restaurimit të CHwB Shqipëri, shkarkoni formularin e aplikimit që gjendet këtu më poshtë:
    volunteer_application_2019 (anglisht)
  2. Plotësoni aplikimin, duke përfshirë të gjitha dokumentet plotësuese
  3. Dërgoni aplikimin me email ose postë:

Email:
gro.b1624217446whc@c1624217446rr1624217446

Ose

Post:
CHwB Albania
Rr. Ismail Qemali
P. 34/1, Kt. III, Zr. 15
Tiranë, ALBANIA

IMG_2572

Modele të Qëndrueshme të Ruajtjes dhe Rijetëzimit të Trashëgimisë Kulturore për Vunoin dhe Qeparoin: përmbledhje e propozimeve të CHwB

QeparoCHwB-Shqipëria ka përfunduar analizën dhe ka propozuar përshatjen në kontekstin lokal të propozimit të Universitetit Teknik të Berlinit/Programi i Menaxhimit Urban (TUB/UM) mbi “Modelet e qëndrueshme të ruajtjes së trashëgimisë dhe rijetëzimit të Qendrave Historike të Vunoit dhe Qeparoit”. Në vijim mund të gjeni një përmbledhje të propozimeve.

 

Duke u mbështetur te nevoja e panegociueshme e të diskutuarit dhe optimizuarit të ideve të reja përmes mbështetjes dhe bindjes së bashkësive vendase dhe palëve kyçe të interesit, jemi të lumtur të propozojmë disa përshtatje që synojnë të rrisin pëputhshmërinë e këtyre modeleve interestante me kontekstin vendas.

 

Në Qeparo, në vijim të bisedave të gjata me pronarët vendas, takimeve me përfaqësues të pushtetit vendor e qëndror; mbledhjes së reagimeve nga aktorë të fushës së turizmit dhe trashëgimisë kulturore; duke u bazuar dhe te një analizë strikte e kontekstit ekonomik e ligjor, rekomandojmë që hoteli i shpërndarë të mbështetet, të paktën në fazën e tij fillestare, në një skemë granti (dhe asistence teknike përkatëse) që do të ballanconte më mirë risqet financiare dhe të sipërmarrjes, të cilët, sipas propozimit fillestar, mbarten vetëm nga pronarët vendas. Një larmi mundësish financimi janë identifikuar, por një hulumtim i mëtejshëm është i nevojshëm nëse do ketë një fazë të ardhshme të këtij projekti.

 

Modeli i përshtatur i hotelit të shpërndarë tejkalon pamundësinë e banorëve vendas për të bashkuar forcat në struktura të tipit “Kooperativë” apo “Trust i Pronës” duke e mbështetur mënyrën e veprimit të hotelit të shpërndarë te forma më klasike e “Shoqërisë me Përgjegjësi të Kufizuara”. Propozimi ka ngjallur interesin e disa pronarëve vendas që kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dialogun mbi hotelin e shpërndarë. Ata kanë shqyrtuar me kujdes modelet 3D të paraqitjes së ndërhyrjeve të mundshme në pronat e tyre, kostot dhe kohëzgjatjen e punimeve, si dhe treguesit premtues të rikthimit të investimit fillestar. Duket se ka një konsensus mes pronarëve dhe palëve kyçe të interesit në lidhje me qëllimin fundor të modelit të përshtatur, baraspeshimi i mundësive që sjell turizmin me ruajtjen e autenticitetit të fshatit. Kjo baraspeshë duhet të mbështetet te Përvoja e Vizitorit në Qeparoin e Vjetër, përvojë që vetëm ky vend mund ta mundësojë dhe që duhet dizenjuar qartësisht përpara se të ngrihet hoteli i shpërndarë. Mundësimi i kësaj përvoje kërkon mbështetje jo vetëm nga pronarët vendas, por dhe angazhim të fortë të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me Organizata të Marketimt të Destinacionit, operatorët turistikë dhe banorët vëndas.

 

Laboratori i konservimi i propozuar në Vuno është menduar fillimisht si një entitet jo-fitimprurës që do të ofrojë trajnime në konservim/restaurim për vendas dhe studentë, me qëllim mundësimin e një përvoje të turistit sa më lokale dhe autentike. Po sipas propozimit fillestar, laboratori i konservimit është parashikuar të ngrihet me fitimet e gjeneruara nga hoteli i shpërndarë i Qeparoit dhe konsiderohet si një institucion kryesor për zbatimin e projekteve restauruese, përmes së cilëve ai mundëson edhe të mësuarit si dhe të dhënit mësim në praktikë. Por disa çështje të rëndësishme mbeten të pazgjidhura në këtë propozim të parë, duke filluar nga mungesa e aftësive vendase, për të vazhduar me nevojën për të ngritur një institucion që të ofrojë mundësi për trajnim të qëndrueshëm dhe afat-gjatë për mjeshtrat dhe studentët, apo me pasigurinë e investimeve që mund të vijnë nga aktiviteti i banorëve në Qeparo. Modeli i përshtatur i laboratorit të konservimit propozonte fillimisht 2 skema partneriteti. Pas konsultimeve me një prej palëve kyçe, Instituti i Monumenteve të Kulturës  (IMK), propozimi ynë fokusohet te skenari më realist i zhvillimit të aftësive lokale për trainime të çertifikuara të mjeshtrave dhe ndihmës-mjeshtrave vendas, si dhe te konsolidimi i Qendrës Rajonale për Konservim dhe Restaurim të Evropës Jug-Lindore (pjesë e IMK-së) si një qendër që ofron trajnime në të ardhmen, e cila mund të ofrojë pikërisht në Vuno një prej moduleve trajnues të saj. Gjithashtu, krijimi dhe fuqizimi i lidhjeve me akademinë është një veprimtari thelbësore për të cilën sugjerohen hapa konkrete.

 

Ky projekt u financua nga GIZ në kuadër të Programit të Zhvillimit të Integruar të Qëndrueshëm të Rajonit Bregdetar Jugor.

Ceremonia e certifikimit VET 2

VET group picture

Në vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore, 50 mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra të rinj iu shtuan listës në rritje të personave të certifikuar nga trajnimi “Teknikat Tradicionale në Ndërtim”. Ceremonia u zhvillua në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar me pjesëmarrjen e Ministres së Kulturës, Zj. Mirela Kumbaro Furxhi, Drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Zj. Arta Dollani, Ambasadorit të Suedisë, Z. Johan Ndisi, Zëvendës Ambasador-it të Gjermanisë, Dr. Johannes Dietrich, përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në landin e Hessen-it – Gjermani, Z. Gilbert Blumenstiel si dhe të gjithë mjeshtrave e ndihmësmjeshtrave të certifikuar.

 

Projekti “Aftësi për punësimin e së nesërmes” është një trajnim profesional për teknikat tradicionale të restaurimit. Trajnimi është i certifikuar dhe u jep të rinjve të trajnuar mundësi punësimi në restaurimin dhe konservimin e ndërtesave historike. Ai ka krijuar një platformë për kalimin e vazhdueshëm të njohurive nga mjeshtrat me përvojë shumëvjeçare tek më të rinjtë. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit njihen me materialet e teknikat historike të ndërtimit si edhe me teknika të ndryshme riparimi, gjatë punës praktike në Monumente Kulture në Berat, Korçë e Gjirokastër. Deri tani janë zhvilluar tre module të trajnimit: moduli i parë nisi në dhjetor 2016 dhe përfundoi në qershor 2017, moduli i dytë nisi në maj 2017 dhe përfundoi në nëntor 2017, ndërsa moduli i tretë nisi në maj 2018 dhe përfundoi në tetor 2018.

Foto (116)

Të tre modulet e trajnimit janë zhvilluar në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës; Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Gjirokastër dhe Korçë; Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik Korçë e Gjirokastër dhe Shkollën Profesionale të Mesme Stiliano Bandilli. Donatorë janë Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal e Landit të Hessenit në Gjermani via GIZ dhe Qeveria Suedeze.


Foto (346)

Bashkë me partnerët tanë: Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës po vazhdojmë të punojmë për krijimin e mundësive të reja të punësimit për ndihmësmjeshtrat e rinj, për të njohur aftësinë dhe dijen e mjeshtrave në tregun e sotëm të punës dhe për të përmirësuar cilësinë e punimeve të restaurimit në Shqipëri.

VET