Shkëmbim kulturor e përvojë praktike në restaurim në Gjirokastër

Removing stones slates from the roof of the entrance door

Heqja e gurëve të çatisë së portës hyrëse të banesës Naka

Kampi i 19-të Rajonal i Restaurimit në Gjirokastër, Shqipëri, po i shtyn pjesmarrësit të mendojnë në drejtime të reja e të shqyrtojnë restaurimin si drejtimin e mundshëm të punës së tyre në të ardhmen. Pas një jave në Gjirokastër disa prej tyre madje po mendojnë të shpërngulen këtu!

35 studentë e profesionistë të rinj, që janë pjesmarrësit e këtij kampi, vinë nga 11 shtete të Ballkanit e Europës. Duke hedhur një vështrim në javën e parë të kampit, që sapo u la pas, mund të themi se pjesmarrësit kanë patur mundësi të përfshihen në një numër të madh përvojash.  Në mënyrë që secili të ketë përvojë praktike, ata janë ndarë në gjashtë grupe pune.  Puna praktike përfshin restaurimin e dy fasadave, një muri rrethues e çatisë së drunjtë të një porte, të shërndara në disa shtëpi karakteristike të qytetit, ndërkohë që një grup punon në rilevimin e plotë të një monumenti pothuajse të rrënuar e një tjetër në një rilevim më të plotë të të gjithë objekteve të rrënuara e qendrën historike të qytetit.

Njohja me njëri-tjetrin

Njohja me njëri-tjetrin

Pjesmarrësit po vendosin kontakte midis Shqipërisë e vendeve ku jetojnë.  Për Miledin, një vajzë nga Shqipëria që jeton në Greqi prej vitesh, ky kammp është mundësia e parë për të krijuar një rrjet kontaktesh e njohjesh në vendin e saj të lindjes.  Ajo vlerëson gjithashtu mundësinë që puna praktike i jep për t’iu larguar studios e për të analizuar e kuptuar mënyrën se si funksionojnë këto hapsira e se si jetohej në shtëpitë karakteristike. Jana, që vjen nga Maqedonia, do i përdorë ato që po mëson gjatë kampit me studentët e saj.

Përveç leksioneve e punës praktike në objekte, pjesmarrësit po njihen me artin e Gjirokastrës edhe në mënyra të tjera: klasat e vizatimit të lirë, në banësën Skënduli, e klasat e valleve tradicionale në ambientet e qendrës kulturore të qytetit.

Rilevimi i objekteve të rrënuara në lagjet historike të Gjirokastrës

Rilevimi i objekteve të rrënuara në lagjet historike të Gjirokastrës

Krijimi i një grupi që punon me evidentimin e rilevimin e objekteve të rrënuara është një risi e këtij kampi.  Deri tani, grupi ka rilevuar 2 nga 7 lagjet e zonës historike, e një total prej 30 banesave të rrënuara plotësisht. Sipas pjesmarrësve që po angazhohen në këtë grup puna e tyre është një miks midis kërkimit për thesar e investigimit. Andri, nga Qipro, e vlerëson veçanërisht punën që po bëjnë pasi po i jep mundësinë të njihen e të kuptojnë zhvillimin historik, ekonomik e shoqëror të qytetit, duke i dhënë një panoramë më të plote të situatës në vend.  Sfida e vërtetë mbetet, pas identifikimit të objekteve të rrenuara, rikthimi i jetës në to.

Lajmet e fundit