THIRRJE PËR KONSPEKT

THIRRJE PËR KONSPEKT

“Një qasje shkencore për të kuptuar mbledhjen dhe përdorimin e materialeve historike”

Të gjithë profesionistët e interesuar, studiuesit, kërkuesit, janë të lutur të paraqesin përmbledhjet/konspektet  e tyre më 30 prill 2014 !

Ndërsa punojmë në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri, shpeshherë përballemi me mungesën e mundësisë për të shqyrtuar shkencërisht mostrat tradicionale të suvas/llaçit, drurit apo materialeve të ngjashme.Vendosja e metodologjisë  që do të ndiqet është themelore ndërkoh që planifikojmë analizën shkencore për marrjen e rezultateve të lexueshme dhe të përdorshme që është e nevojshme për të mbrojtur dhe krijuar veprimet e mëtejshme.

Ekspertiza për fillimin e analizës delikate të materialeve historike që ekzistojnë në Shqipëri do të shqyrtohet nderkoh që profesionistët do të informohen për mundësitë ekzistuese dhe rëndësine e bashkëpunimit ndërdisiplinor.

Ekspertiza për fillimin e analizës delikate të materialeve historike që ekzistojnë në Shqipëri do të zbulohet ndërsa dotë bëhet informimi i profesionistëve në lidhje me mundësitë ekzistuese , si dhe për rëndësinë e një bashkëpunimi ndërdisiplinorë.

Disa nga shënimet kyçe që do të ofrohen përmes këtij sesioni do të përfshijnë mostrat e materialeve, rezultatet e analizave të kryera në pigmente duke përdorur teknologjinë e rrezeve X, mikroskop,analizë të madhësisë së grimcave dhe referenca gjeologjike në përdorimin e materialeve historike.Përvoja në kryerjen e analizave ashtu si  dhe rëndësia e përfshirjes së saj në propozime për ruajtjen dhe konservimin e  objekteve arkitektonike do të trajtohet nga specialist të Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve.Gjithashtu me pjesëmarrësit do të diskutohet edhe nevoja e vlerësimeve në vend  për suvatimin e shpejtë apo masat parandaluese  që përdoren në konservim.

Fushat e interesit : restaurim , metodologji analitike , arkitekturë , shkencat të aplikuara të tokës.

Në mënyrë që të dorëzoni konspektin, ju duhet të regjistroheni online në http://www.cbga2014.org ku do të gjeni të gjitha udhëzimet e nevojshme për dorëzimin e përmbledhjes/konspektit.

Ky sesion është mbështetur nga Suedia nëpërmjet Trashëgimisë Kulturore pa Kufij , Instituti i Monumenteve të Kulturës në Tiranë dhe Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë , Universiteti i Tiranës .

Lajmet e fundit