Cultural Heritage without Borders Albania është një organizatë e pavarur joqeveritare e përkushtuar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale. Ne e konsiderojmë trashëgiminë si një dëshmi të njerëzimit, historisë dhe identitetit tonë kulturor – sot dhe në të ardhmen. Përmes punës së saj CHwB Albania promovon dhe angazhohet për barazi, drejtësi sociale, mosdiskriminim, pjesëmarrje, gjithëpërfshirje, dialog ndërkulturor, llogaridhënie dhe transparencë.
VIZIONI YNË është përpjekja për të garantuar të drejtën për trashëgimi kulturore për të gjithë duke krijuar peizazhe të bashkëjetesës paqësore dhe mundësi të barabarta.
MISIONI YNË është rivendosja dhe ndërtimi i marrëdhënieve duke i shndërruar praktikat më të mira të ruajtjes në procese takimi gjithëpërfshirëse, fuqizuese dhe të barabarta për të gjithë.
METODA JONË mbështetet në përdorimin teknikave praktike të ruajtjes, të kombinuara me praktika inovative të menaxhimit dhe të interpretimit, për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme: në aspektin social dhe ekonomik.
QËLLIMI YNË i përgjithshëm është të përmirësojmë kushtet dhe mundësitë për të shijuar trashëgiminë kulturore dhe të promovojmë trashëgiminë kulturore për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme..
Për t`i përmbushur këto qëllime, ne kemi 2 objektiva strategjike për periudhën 2020 – 2024
OBJEKTIVI 1: Proceset e menaxhimit dhe ruajtjes së qëndrueshme rreth trashëgimisë kulturore përfshijnë arsimimin dhe fuqizimin e autoriteteve dhe komuniteteve
OBJEKTIVI 2: Zgjerimi i kufijve të veprimit duke ofruar modele të zhvilluara dhe të njohura ndërkombëtarisht në rajonet në nevojë
Fokusi strategjik i CHwB Albania-s përfshin tetë fushat e mëposhtme:Ju mundeni ta shkarkoni këtu versionin e plotë të Planit Strategjik të CHwB-së për periudhën 2020 – 2024: Plani Strategjik 2000 – 2024