Donatorët

Suedia

CHwB Shqipëri mbështetet kryesisht nga Suedia, përmes Agjensisë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA). SIDA është një organizatë qeveritare nën umbrellën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe administron gjysmën e buxhetit që Suedia jep për ndihmën për zhvillimin.
http://www.sida.se

Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal të Hessenit, Gjermani

Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal është e themeluar mbi politika të garantimit të qëndrueshëm zhvillimor të Hessenit, bazuar në zhvillimin e mirë-balancuar ekonomik dhe një qasje të ndjeshme ekologjike.
https://english.hessen.de/

Bashkëpunimi Gjerman

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) zotëron një pasuri të madhe ekspertize rajonale dhe vë njohuritë e saj në menaxhim në shërbim të zhvillimit anekënd botës. Duke qënë një ndërmarrje federale, ajo mbështet Qeverinë Gjermane në arritjen e objektivave në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm.
http://www.giz.de/

Qendra e Migrimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit (CIM)

Qendra e Migrimit Ndërkombëtar dhe Zhvillimit (CIM) është një qendër kompetente për lëvizjen globale të fuqisë së punës në aktivitetet e bashkëpunimit për zhvillim të Qeverisë Gjermane. CIM shfrytëzon mundësitë që ofron migrimi ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm, duke caktuar anembanë botës expertë dhe administrues dhe duke i ofruar partnerëve këshillim dhe mbështjetje në çështjet e migrimit. CIM ka mbështetur CHwB-në me një ekspert të integruar në fushën e turizmit dhe trashëgimisë.
http://www.cimonline.de/en/

Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

Misioni i AADF-së është të ndihmojë për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme të sektorit privat dhe të një shoqërie demokratike në Shqipëri, si dhe të kontribuojë në stabilitetin e Evropës Juglindore. AADF mbështet disa programe për të çuar përpara misionin e vet: arsim për zhvillim të qëndrueshëm, sipërmarrjen, zhvillimin e lidershipit dhe mbështetjen e turizmit kulturor dhe eko-turizmit. Në tetor 2015, CHwB Albania dhe AADF nënshkruan një marrëveshje që ka mundësuar zgjerimin e Kampeve në qytete të tjera në Shqipëri, po ashtu edhe pasuruar tematikat e tyre.
http://www.aadf.org/

Fondi i Princit Klaus

I mbështetur në parimin që kultura është një nevojë bazike, misioni i Fondit të Princit Klaus është që të kërkojë vazhdimisht bashkëpunime kulturore të bazuara mbi barazinë dhe besimin, në hapësirat ku pasuritë dhe mundësitë për shprehjen e kulturës, prodhimtaria krijuese dhe hulumtimi janë të kufizuara dhe ku trashëgimia është e rrezikuar. Fondi i Princit Klaus gjendet në Amsterdam dhe mbështetet nga Ministria Hollandeze e Punëve të Jashtme dhe Llotaria Hollandeze e Kodit Postar.
http://www.princeclausfund.org/

Koalicioni Ndërkombëtar i Vendeve të Ndërgjegjes

Koalicioni Ndërkombëtar I Vendeve Të Ndërgjegjes përbëhet nga qindra vende, individë dhe nisma anembanë botës. Misioni i tij është të aktivizojë fuqinë e vendeve të kujtesës për të përfshirë publikun duke lidhur të kaluarën me të tashmen në mënyrë që të përfytyrohet dhe të formësohet një ardhme më e drejtë dhe më njerëzore.
http://www.sitesofconscience.org/

Agjensia Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvilim

Agjensia Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvilim (SCD) vepron nën Departamentin Federal të Punëve të Jashtme. SCD ka mbështetur CHwB-në në një projekt në lidhje me leshpunuesit dhe punuesit e veshjeve në Shqipërinë e Jugut.
http://www.sdc.admin.ch/

Ambasada Gjermane

Një grant nga Ambasada Gjermane në Tiranë financoi projektin e CHwB-së për konservimin e Mozaikut Paleokristian në Antigone, në Shqipërinë e Jugut.
http://www.tirana.diplo.de/