Ekipi Ynë

Elena Mamani

Drejtore Ekzekutive
gro.b1686325758whc@i1686325758namam1686325758.anel1686325758e1686325758
Elena është arkitekte që përballet me çështjet e trashëgimisë kulturore që prej 2009. Ka qenë shumë e përfshirë në aktivitete të ndryshme që CHwB ka ndërmarrë në Shqipëri, duke punuar me konservimin dhe me trajnimet rajonale.
Besoj që i ndryshoj gjërat për mirë, duke u frymëzuar nga trashëgimia jonë. Nuk ka gjëra të pamundura – të përpiqesh, të përpiqesh dhe vetëm të përpiqesh është rruga e vetme.

Mirian Bllaci

Zëvendës Drejtor
gro.b1686325758whc@i1686325758callb1686325758.nair1686325758im1686325758
Jam i dhënë me gjithë shpirt pas trashëgimisë, e cila është një force krijuese dhe e fuqishme ndërkombëtarisht. Fjala “trashëgimi” zakonisht sjell në mendje artefakte, monumente apo muze. Por në fakt aty përfshihet shumë më shumë: identitet, kohezion dhe novacion shoqëror, ekonomia solidare dhe e drejtë. Ndaj trashëgimia, nëse i përqasemi në mënyrën e duhur, mund të ketë një ndikim masiv mbi një shoqëri.  Ky është pikërisht qëllimi i punës time, që trashëgimia të ngrihet dhe të qëndrojë në parararojë të shumë zhvillimive shoqërore dhe të ndryshimeve. 

Stavri Burda

Arkitekt Programesh
gro.b1686325758whc@a1686325758drub.1686325758irvat1686325758s1686325758

Stavri është arkitekt i specializuar në analizën strukturore të ndërtesave historike.  Ai është i apasionuar pas rijetëzimit urban dhe ruajtjes së ndërtesave të vjetra që kontribuojnë në kontekstin historik të komuniteteve. Stavri beson se administrimi i qëndrueshme dhe etik është një domosdoshmëri që duhet të zbatohet për të gjitha llojet e strukturave historike

Enkeleda Roze

Administrim
gro.b1686325758whc@e1686325758zor.a1686325758delek1686325758ne1686325758
Enkeleda ka kryer studimet për letërsi dhe 15 vitet e fundit ka punuar në fushën e trashëgimisë kulturore. Arkitektura e Gjirokastrës dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit përbëjnë pikat më me interes në punën e saj.
Mendoj se nuk duhet harruar bukuria e vlerave që kemi trashëguar nga e kaluara, por duhet mbrojtur në mënyrë që t’ia kalojmë brezave të ardhshëm.

Pezana Rexha

Menaxhere Projektesh

Pezana Rexha ka studiuar arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe është diplomuar në janar 2010. Ka filluar të punojë që në moshën 14-vjeçare dhe në moshën 18-vjeçare krijoi sipërmarrjen e saj të parë. Jeta e saj orientohet mes arkitekturës dhe sipërmarrjes. Përballja me detyra dhe misione të vështira sociale dhe ekologjike është ajo cfarë e karakterizon. Në 2 vitet e fundit jeta e solli pranë Trashëgimisë Kulturore.  Eshtë entuziaste për të përdorur njohuritë e saj në shumë fusha të ndryshme (arkitekturë, sipërmarrje, komunitet) dhe të arrijë të krijojë sisteme dhe zgjidhje që mund ta bëjnë trashëgiminë kulturore të lulëzojë.

Hajredin (Dini) Baushi

Përgjegjës për logjistikën

Dini është shofer profesionist, i liçensuar që në vitin 1981, dhe mbulon të gjitha kategoritë e mjeteve përveç motorçikletave. Ai është shoferi më i aftë dhe ka një sens të lartë humori. I qetë dhe i respektueshëm, ai është oazi ynë i paqes gjatë kthimit nga udhëtimet ose mbikqyrja e monumenteve. Nuk ka rrugë që Dini s’do të bënte për trashëgiminë kulturore.

 

Melinda Maliqati

Përgjegjëse për Financë dhe Administrimin

Melinda ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi dhe që nga ajo kohë ka punuar kryesisht me OJF aktive në fushën e të drejtave të njeriut, zhvillimit ekonomik dhe kulturës. “Mendoj se trashëgimia kulturore reflekton vlera, besime dhe aspirata, duke përcaktuar kështu identitetin kombëtar të një populli. Është e rëndësishme të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, sepse ajo ruan integritetin tonë si popull”.

 

Jora Kasapi

Arkitekt Programesh
gro.b1686325758whc@i1686325758pasak1686325758.aroj1686325758

Jora është një arkitekte e diplomuar në Arkitekture të qëndrueshme. E udhëhequr nga motoja ‘Ndërtesa më e qëndrueshme është ajo që ekziston tashmë’, ajo është përpjekur të advokojë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të qytetit. Ajo e sheh të ardhmen e ‘mjedisit ndërtimor’ përmes rijetëzimit dhe për pasojë rivlerësimit të aseteve ekzistuese të trashëgimisë historike e kulturore, si një qasje më innovative dhe etike ndaj arkitekturës.

Arnold Kapinova

Koordinator projektesh
gro.b1686325758whc@a1686325758vonip1686325758ak.dl1686325758onra1686325758

Arnoldi ka studiuar arkeologji në Universitetin e Tiranës. Pasioni për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore e ka çuar në aventura në Shqipëri, Turqi dhe Spanjë. Pjesën tjetër të karrierës së tij profesionale e ka kaluar si vullnetar e duke punuar në projekte dedikuar përfshirjes sociale – në Shqipëri dhe jashtë vendit. Interes të veçantë për të përbëjnë metodat dhe mjetet kreative që mund të nxisin ndërveprimin publik me trashëgiminë kulturore. Eksperiencat në arkeologji dhe punë sociale e kanë bërë të besojë se: “Trashëgimia Kulturore është një mjet i fuqishëm për të nxitur zhvillimin e shoqërisë, formimin e identiteteve dhe vlerave”.