Udhezues për Zonën e Pazarit, Gjirokastër

foto Niku dt.11.08 1027Ndërhyrjet e shumta të viteve të fundit, jo vetëm në ndërtesa, po edhe në sinjalistikë, tabela, instalime teknike e në hapesira publike, kanë ndikuar në humbjen graduale të integritetit historik të qytetit të Gjirokastrës.

Gjirokastrës i duhet një dokument ligjor qe të caktojë cilat kritere dhe standarte këto ndërhyrje duhet të ndjekin në mënyrë që karakteri historik i qytetit të ruhet e, në disa raste, të rifitohet. Qëllimi i këtij projekti është përpilimi i një dokumenti të tillë, që do të ndihmojë në rikthimin e integritetit të humbur të zonës së Pazarit dhe do të garantojë që ndërhyrjet të bëhen në përputhje me parimet dhe standartet e Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Zona e pazarit dhe ajo rreth saj shquhen për dinamiken e tyre dhe specifikat që kanë, jo vetem nga apekti arkitektonik, po edhe ai funksional. Si qendra e zonës historike dhe qendër e aktivitetit tregrtar, pazari është një nga pikat më të vizituara në qytet.

Puna për këtë Rregullore ka nisur në Maj 2014 me dokumentimin e Pazarit nëpërmjet materialit grafik  dhe teknik nga arkivat dhe po vijon me punën teknike që po zhvillojnë specialistët e caktuar nga çdo institucion.

Takime informuese me pronarët e bizneseve të pazarit janë organizuar. Përgjatë procesit grupet e interesit do të jenë të përfshirë dhe projekti do të organizojë disa punëtori e trainime të stafit të insitutcioneve që do ta perdorin këtë dokument.