Punimet përforcuese emergjente të Kullës së Sahatit në Krujë, Shqipëri

Fig. 2 Vendosja e skelerisëKalaja e Krujës ngrihet mbi një masiv shkëmbor të shkëputur nga mali Sarisalltëk dhe formacionet shkëmbore përreth. Është një nga monumentet më të vlefshëm për komunitetin vendas të Krujës, dhe ka një rëndësi të veçantë për të gjithë shqiptarët, pasi konsiderohet si vendi ku u bë qëndresa e parë e shqiptarëve kundër osmanëve me në krye Skënderbeun.

Kulla e Sahatit në kalanë e Krujës mendohet se është ndërtuar rreth shekullit XI-XII, fillimisht si një kullë vëzhgimi dhe sinjalizimi, e cila ishte e pajisur edhe me një kambanë. Në pjesën e poshtme të saj, mund të dallohet teknika e periudhës bizantine, muraturë guri e kombinuar me rreshta tullash. Sot është një nga vendet më të vizituara të trashëgimisë në Shqipëri dhe listohet si Monument i Kategorisë së Parë.

Tërmeti i vitit 1617 duket se ka shkaktuar dëme në pjesën e sipërme të Kullës së Sahatit. Ndërhyrjet që pasuan, ndryshuan formën e trungut të piramidës në majën e saj. Tërmeti i vitit 2019 që goditi Shqipërinë e Mesme, shkaktoi dëme të mëdha në muret e kullës, duke rrezikuar shembjen e saj.

Si reagim ndaj këtij rreziku, dhe duke marrë parasysh vlerën kulturore dhe historike të këtij monumenti, CHwB Albania, falë mbështetjes së Fondit Princ Klaus dhe Suedisë, në mars 2021 filloi projektin per ndërhyrje përforcuese emergjente për të zvogëluar në një periudhë afatshkurtër rrezikun e kolapsit total, ndërkohë që janë duke u planifikuar ndërhyrjet përfundimtare. Qëllimi i projektit është të sigurojë kullën e sahatit dhe të parandalojë degradimin e mëtejshëm si dhe reagimin gjatë aktivitetit sizmik në të ardhmen. Punimet përforëcuese do të përmirësojnë kapacitetin e strukturës për një periudhë të konsiderueshme kohe duke krijuar mundësi për dokumentimin e mëtejshëm të kullës, si dhe realizimin e projektit përfundimtar të restaurimit.

CHwB Albania do të marrë në konsideratë edhe çështjen e përforcimit të bazës shkëmbore, problem ky që do të trajtohet në një projekt të veçantë, por që ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e kullës.

Statistika:

Përforcimi paraprak, kryesisht në 2/3 e vëllimit të sipërm të kullës duke përdorur fasha poliesteri dhe pajanda druri.

Konsolidimi i murit në pjesët ku ka dëmtime të rënda.

Përforcim i plotë i kullës me elementë çeliku.