Mar 07 - 2019

Tour de Culture 2013 po të pret!

Këtë të diele, me 22 shtator, merre vullnetin tënd të mire, biçikletën, miqtë dhe familjen, dhe bashkohu me ne në turin më ngazëllues me biçikleta në Kosovë!
START-i Tour de Culture të sivjetshëm është Ferizaji, ndërsa FINISH-i në qytetin e Kaçanikut.
Turi do të fillojë në ora 12:00 nga Ferizaj (Mulliri i Nikës tek bifurkacioni) dhe përfshin një gjatësi prej 25 km deri në Kaçanik. Rruga është lehtësisht e përshkueshme, e asfaltuar dhe në pak segmente me pjerrësi të lehtë dhe të përballueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Përfundimi i aktivitetit parashihet të jetë rreth orës 17:00.

Transporti për të gjithë pjesëmarrësit që nuk janë nga Ferizaji, është i siguruar nga organizatorët. Nisja e autobusëve do të bëhet prej stacioneve të autobusëve nga 6 qytetet kryesore të Kosovës.

Për më shumë informata në lidhje me transportin, kushteve të pjesëmarrjes, si dhe rrugës, shkarkoni broshurën këtu: TdC_2013_broshura.pdf

Jeni të ftuar ta vizitoni ekspozitën fotografike nga 5 vitet e para të Tour de Culture. Ekspozita është e hapur nga 16 deri 21 shtator 2013 (hënë – shtunë) në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë. Të njejtën ekspozitë do të kenë rastin të shohin të gjithë pjesëmarrësit e turit më 22 shtator 2013 tek START-i.

Shihemi tek START-i të dielën me 22 shator!


Previous Post


Mar 07 - 2019

Ambasador Suedez për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri vizitoi projektet e CHwB-së


Next Post


Mar 07 - 2019

Përfunduan me sukses konsultimet publike në 7 komuna