UEBFAQJA ËSHTË NË PËRPUNIM E SIPËR

Mar 07 - 2019

Open HOUSE & STUDIO në Kalanë e Vushtrrisë

CHwB organizon Studion&Shtëpinë e Hapur në Kalanë e Vushtrrisë gjatë Javës së Arkitekturës në Prishtinë (PAW)

P1010464

Me aktivitete të numërta sikurse ligjërata, punëtori, ekspozita, shfaqje të dokumentarëve e konkurse, Java e Arkitekturës në Prishtinë (PAW) edhe këtë vit e shnërroi Kosovën në  qendër regjionale të shkëmbimit të metodologjive, përvojës dhe eksperimentimeve arkitektonike dhe urbane.

Tema e sivjetme e PAW ishte “Qyteti”, ku një numër i arkitektëve dhe urbanistëve të njohur nga e gjithë bota prezentuan konceptet dhe punën e tyre në zgjedhjen e problemeve të qytetit bashkëkohor. Në mesin e këtyre aktiviteteve zyra e CHwB në Kosovë organizoi një pritje (open house) dhe prezentim (open studio) për pjesëmarrësit e PAW. Më 3 korrik 2014, në prezencë të më shumë se 60 vizitorëve, në Kalanë e revitalizuar në Vushtrri, u prezantua puna e CHwB në Kosovë ndër vite, me fokus të veçantë në projektin Ruajtja e Mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë.

P1010457

 

Java e Arkitekturës në Prishtinë është ngjarje e përvitshme që organizohet nga Fondacioni Kosovar i Arkitekturës në partneritet të ngushtë me Komunën e Prishtinës. Qëllim kryesor ka prezentimin e teorive dhe metodologjive bashkëkohore në fushën e arkitekturës dhe planifikimit urban para komunitetit arkitektonik dhe publikut të gjërë.

 

 

 

 

unnamed


Previous Post


Mar 07 - 2019

Inaugurohet databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës


Next Post


Mar 07 - 2019

Grant nga Fondi Princ Claus për shpëtimin e tre monumenteve