DEKLARATË E PËRBASHKËT NË MBROJTJE TË SHTËPISË SË XHAFER DEVËS

Organizata dhe aktivisitë të shoqerisë civile i bëjnë  thirrje Ministrisë së Kulturës që, urgjentisht të filloj restaurimin e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të shpëtohet, të rijetësohet dhe t’i kthehet qytetarëve një monument me vlera të larta, siç është shtëpia e Xhafer Devës.

unnamed

Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë

DEKLARATË E PËRBASHKËT

Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, me shqetësim ka marr informatën se autoritetet komunale në Mitrovicë kanë marrë vendim për rrënimin e Momunetit të trashëgimisë kulturore të Kosovës- Shtëpia e Xhafer Devës. Monumenti- Shtëpia e Xhafer Devës është  ndërtuar në vitin 1930 dhe përfaqëson një shtëpi me vlera të larta arkitektonike e artisitike, si dhe memorie kolektive për qytetin e Mitrovicës.

Përfaqësues të këtij Grupi, me datë 24 nëntor 2016, kanë kontaktuar organet komunale të Mitrovicës dhe janë informuar se më 8 korrik 2016, Inspektorati komunal, në një procesverbal të nënshkruar ka dhënë opcionin e “sanimit ose të rrënimit të shtëpisë”, me arsyetimin se “objekti është i rrezikuar nga vetrrënimi”. Si rrjedhojë, me datë 12 korrik 2016, Drejtoria e Inspekcionit kishte marrë Vendim për rrënimin e ndërtesës (Vendimi nr. 05NR354/50117).

Më tutje, autoritetet komunale njoftojnë se, pas kontakteve me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, janë njoftuar se Ministria e Kulturës ka alokuar buxhetin për restaurimin e kësaj ndërtese. Pas kësaj, Drejtoria e Inspekcionit të Mitrovicës ka lëshuar edhe një Vendim të ri (Vendimi nr. 05NR354/86868), i cili revokon Vendimin e mëparshën për rrënim.

Autoritetet komunale të Mitrovicës gjithashtu kanë informuar se, përkundër revokimit të Vendimit për rrënim, gjendjes së rrezikuar të ndërtesës dhe fondit të alokuar për të, Ministria e Kulturës edhe më tej nuk ka ndërmarrë asgjë për restaurimin e kësaj ndërtese, përkundër faktit që Ministria e Kulturës është autoriteti përgjegjës për ruajtjen e monumenteve të kulturës dhe menaxhues i buxhetit publik të alokuar për restaurim.

Në lidhje me këtë, Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojtje të Shtëpisë së Xhafer Devës, shprehin shqetësimin e tyre për vonesat e paarsyetuara, të cilat, mund të rezultojnë në përkeqësimin e gjendjes edhe ashtu të rrezikuar të ndërtesës.

Andaj, ky Grup, i bën thirrje Ministrisë së Kulturës që, urgjentisht të filloj restaurimin e ndërtesës në fjalë, në mënyrë që të shpëtohet, të rijetësohet dhe t’i kthehet qytetarëve një monument me vlera të larta, siç është shtëpia e Xhafer Devës.

Të veprohet sot, sepse nesër do të jetë vonë!

Prishtinë, 26 Nëntor 2016

 

Grupi i organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile rreshtuar në mbrojte të Shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë:

  1. CHwB Kosova
  2. Valdete Idrizi – Aktiviste e shoqërisë civile
  3. OJQ MUNDËSIA
  4. Community Building Mitrovica (CBM)
  5. Me dorë në zemër
  6. 7 Arte
  7. Selvie Kurti – Aktiviste e shoqërisë civile
  8. Ardiana Osmani – Aktiviste e shoqërisë civile
  9. Mitrovica Rock School
  10. Bridge Film Fest
  11. Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile
  12. KËSHILLI PËR PAQE DHE TOLERANCË “CPT”, Mitrovice
  13. Bekim Ismali – Aktivist i shoqërisë civile
  14. OJQ “EKOSISTEMI” Gjilan
  15. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës –QKRMT
  16. OJQ ETEA
  17. OJQ KONSUMATORI
  18. Organizata Integra
  19. Instituti për Avancimin e Edukimit dhe Arsimimit
  20. OJQ THY
  21. EC MA NDRYSHE
  22. ESTA Kosova
  23. Organizata SHKRM
  24. Shoqata Numizmatike Shqiptare “Demastion”
  25. Varg e Vi
  26. Qendra e Artit Muzikor DAM
  27. Fondacioni ARSKOSOVA
  28. Fondacioni Lumbardhi
  29. OJQ Syrgjyni 
  30. Forumi Kulturor 
  31. RrOK Prizren
  32. X40 Bunar Fest
  33. Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
  34. Anibar
  35. Community Development Fund (CDF)
  36. Shtëpia e Shokëve
  37. NORMA
  38. Syri i Vizionit
  39. ANP Gjilan
  40. Developing Together
  41. Dora Dorës
  42. OJQ Lady
  43. Beyond the Rainbow
  44. Erblin Ajdini – Aktivist i shoqërisë civile
  45. Qendra për Studime Urbane “URBANIAK”
  46. Center for Education and Community Development – Friends
  47. Kosova ARS
  48. Futja Ngjyrë
  49. Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
  50. Organizata Gratë në Biznes
  51. CSSP
  52. Valët e Paqes
  53. Sot drejtë të Ardhmes
Lajmet e fundit