Vushtrria pajiset me shenjëzim për trashëgimi kulturore

Qyteti i Vushtrrisë, si një ndër më të vjetrit në Kosovë, ngërthen në vete asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që prezantojnë periudha të ndryshme të jetesës në këtë komunë. Disa prej këtyre monumenteve janë restauruar dhe po shërbejnë për qëllime kulturore e multifunksionle dhe janë në pritje të vizitorëve të tyre. Shenjëzimi i këtyre monumenteve paraqet problem në vete dhe lindë si nevojë  praktike për një orientim sa më të lehtë dhe qasje në këto lokalitete.

Edhe pse ligji për trashëgimi kulturore (Ligji 02/L-88, Neni 6.10) obligon që “trashëgimia arkitekturale nën mbrojtje të shenjёzohet qartë me një shenjë të dukshme”, institucionet kompetente nuk kanë krijuar standarde dhe rregullore të veçanta që rregullojnë këtë çështje. Mungesa e shenjave është demonstruar edhe me një aksion simbolik të organizuar gjatë Tour de Culture 2015.

mm 2

Si rrjedhojë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Vushtrrisë, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar me projektin e hulumtimit dhe dizajnimit të shenjëzimit të gjashtë monumenteve më të spikatura të kësaj komune dhe atë për: Kalanë e qytetit, hamamin e qytetit, urën e gurit, shtëpinë e Mahmut Pashë Gjinollit, shtëpinë e Zejnullah Beut (në fshatin Balincë) dhe kullën e Azem dhe Shotë Galicës (në fshatin Galicë).

IMG_0707IMG_0688 IMG_0746

Gjatë këtij projekti janë prodhuar gjithsej 49 shenja sinjalistike prej të cilave 4 janë vendosur në rrugë magjistrale, 5 në rrugë regjionale, 36 në zonë urbane (24 për rrugë lokale dhe 12 për rrugë këmbësorie) si dhe 4 panele informuese për kalanë e qytetit, hamamin e qytetit, urën e gurit dhe kullën e Azem dhe Shotë Galicës. Projekti është hartuar në bazë të rregulloreve të ndryshme nga regjioni dhe në konsultim e leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 k k 2

Ky projekt ka qenë pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-2015) dhe është bashkë-financuar nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Vushtrrisë.

a a2 b b2

Lajmet e fundit